• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Paraburgim për të dyshuarin për vënien e zjarrit në një hotel në Ohër

Paraburgim për të dyshuarin për vënien e zjarrit në një hotel në Ohër

 Ohër, 19 mars 2024 (MIA)  - Sektori për Punë të Brendshme - Ohër ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit M.U.(20) nga Shkupi, i dyshuar për vënien e zjarrit  ku plotësisht është djegur objekti hotelerik në ndërtesën e Tregut të qytetit në Ohër.

 Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari më datën10 të këtij muaji në orën 03:40,  me një  person tjetër  me lëng të ndezshëm kanë shkaktuar zjarrin në objektin në bulevardin "Turistiçka" në Ohër.

 Në M.U. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. I dyshuari është transferuar në Institutin Ndëshkues-Përmirësues "Burgu" - Ohër.

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR