• e enjte, 26 dhjetor 2024

Paraburgim për një person nga Shkupi për tentim për përdhunim

Paraburgim për një person nga Shkupi për tentim për përdhunim
Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Tridhjetë ditë paraburgim i është caktuar 26-vjeçarit nga Shkupi, i cili dy herë ka tentuar të dhunojë femra.

"Nëpunës policorë nga Njësia për krime të dhunshme -  Departamenti për delikte të gjakut dhe delikte seksuale pranë SPB deri në PTHP Shkup kanë parashtruar kallëzim penal kundër M.S. (26) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale tentim për përdhunim dhe ngacmim seksual, pas së cilës gjyqtari në procedurë paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh", informojnë nga MPB.

Nga Ministria njoftojnë se menjëherë pas marrjes së raporteve nga një grua 49-vjeçare se një burrë më 26 shkurt të këtij viti ka tentuar ta përdhunojë në Vodno të mesme, si dhe nga një grua 28-vjeçare se një burrë ka tentuar ta përdhnuojë më 4 mars 2023, u morën masa dhe aktivitete për gjetjen e autorit, pas së cilës M.S, është ndaluar në stacionin policor.

Ai i ka pranuar veprat penale, pas së cilës me kallëzim penal është dorëzuar në PTHP Shkup dhe gjykatësin kompetent i cili i cila ka caktuar masën paraburgim, kumtoi policia. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR