• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Para Gjykatës Kushtetuese dispozitat e kontestuara të ligjeve për pagat e gjykatësve dhe të anëtarëve të Këshillit gjyqësor

Para Gjykatës Kushtetuese dispozitat e kontestuara të ligjeve për pagat e gjykatësve dhe të anëtarëve të Këshillit gjyqësor

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Dispozitat e kontestuara të Ligjit për pagat e gjykatësve dhe të Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor për uljen e koeficientit për vërtetimin e pagave të gjykatësve, të cilët Kuvendi i ka miratuar më 29 shkurt të këtij viti janë mes lëndëve për debat në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Në rend dite të seancës janë gjithsej shtatë nisma për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit dhe tre propozime për vendimmarrje rreth lëndëve me projekt-propozime, gjegjësisht lëndë për të cilat tahsmë është ezauruar diskutimi.

Parashtruesit e nismave për ndryshimet e kontestuara ligjore janë Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kryetares Vesna Dameva dhe Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kryetarit Xhemali Saiti.

"Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut thekson se me ligjet kontestuese, ligjvënësi ka kryer intervenim antikushtetues dhe jolegjitim në pavarësinë dhe sovranitetin e pushtetit gjyqësor dhe të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, i cili është organ që e garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor, transmeton konstatime nga nisma e Gjykatës Kushtetuese.

Në nismat, shton Gjykata, thuhet se me ndryshimin e kontestuar të ligjeve cenohet pozita kushtetuese-juridike e gjykatave dhe e Këshillit gjyqësor sepse me to ligjvënësi uli ndjeshëm koeficientin për përcaktimin e pagës së gjyqtarëve (koeficientët që varionin nga 2,8 në 3,7 tani janë ulur në intervalin nga 2,43 në 3,21), pra koeficienti për llogaritjen e pagës së anëtarëve të Këshillit gjyqësor (koeficientët 4 për kryetarin e Këshillit gjyqësor, gjegjësisht 3,7 për nënkryetarin dhe për anëtarët e Këshillit gjyqësor tani janë ulur në 3.47, pra 3.21).

"Përmes zvogëlimit të koeficientit që paraqet parametër për llogaritje të pagës së gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor juridikisht dhe faktikisht mundësohet harmonizim i pagave të tyre me dinamikë të lëvizjes së pagës së paguar mesatare në vitin e kaluar kalendarit, me çka është parandaluar e drejta ligjore e harmonizimit të pagave konform të rregullave për llogaritjen e tyre", theksohet në nismë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR