• e shtunë, 23 nëntor 2024

Para deputetëve ndryshimet ligjore për dorëzim më të thjeshtë dhe më të shpejtë të barnave

Para deputetëve ndryshimet ligjore për dorëzim më të thjeshtë dhe më të shpejtë të barnave

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Në Kuvend sot do të votohet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga Qeveria.

Sa më shpejt të miratohen ndryshimet ligjore, aq më shpejt pacientët do të kenë dorëzim më të thjeshtë dhe më të shpejtë të të gjitha barnave, deklaroi këto ditë  Prof. Dr.   Ana Daneva Markova, këshilltare për shëndetësi e kryeministrit, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse pret  se shpejt do të miratohen këto ndryshime  dhe se të gjithë pacientët me fibrozë cistike, do të marrin ilaçin "Trikafta". 

Me Ligjin është rregulluar çështja për formimin e komisioni për propozime për vendosjen e barnave në Listën e barnave që janë në barrë të fondit, si dhe metodologjinë sipas së cilës bëhet vlerësimi dhe renditja e barnave që vendosen futen në Listën e barnave.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për Sigurim Shëndetësor, propozohet plotësimi i ligjit me dispozita me të cilat specifikohet komisioni për barna me qëllim që të krijohen mundësi për funksionimin normal të komisionit. Në këtë mënyrë do të sigurohet punë më efikase dhe ekonomike. Gjithashtu zgjerohet kompetenca e Fondit për të dhënë mendime për ndikimin e buxhetit të Fondit.

Siç sqarohet, anëtarët e komisionit të ekspertëve vendosin sipas një mendimi të marrë më parë, të formuar me shumicë votash nga kolegjiumi i ekspertëve të klinikës universitare përkatëse, në fushën e së cilës  bën pjesë indikacioni terapeutik i ilaçit për të cilin komisioni i ekspertëve. vendos, sipas klasifikimit ndërkombëtar ATC të barnave.

 "Kolegjiumi i ekspertëve nga paragrafi 6 të këtij neni ka për obligim të japë mendim në afat prej 30 ditësh nga dita kur është kërkuar mendim nga komisioni i ekspertëve. Përndryshe komisioni i ekspertëve vendos pa mendimin e marrë, shtohet në propozim-ndryshimet.

 Për një ilaç, komisioni i ekspertëve mund të marrë një mendim nga disa klinika universitare. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR