• e enjte, 26 dhjetor 2024

Papa Françesku: Zhvillimi teknologjik e izolon individin dhe e vendos në një realitet të rremë

Papa Françesku: Zhvillimi teknologjik e izolon individin dhe e vendos në një realitet të rremë

 Singapor, 12 shtator 2024 (MIA) - Papa Françesku paralajmëroi për efektet negative nga inteligjenca artificiale në shoqëri gjatë një vizite në Singapor.

Gjatë një vizite në këtë vend me teknologji të lartë, kryetari i kishës katolike paralajmëroi se inteligjenca artificiale nuk duhet t'i bëjë njerëzit të harrojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore.

"Zhvillimi teknologjik rrezikon t'i izolojë individët dhe t'i vendosë në një realitet të rremë. Inteligjenca artificiale duhet të përdoret për të bashkuar njerëzit dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe solidaritetin në shoqëri", tha Papa.

Singapori është stacioni i fundit i udhëtimit më të gjatë jashtë vendit të Papës 87-vjeçar, i cili zgjati gjithsej 12 ditë.

Sipas Vatikanit, nga gjithsej gjashtë milionë banorë të këtij vendi, vetëm 176.000 janë katolikë.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR