• e enjte, 26 dhjetor 2024

Panel-diskutim për inkuadrimin e edukimit mediatik në arsimin fillor

Panel-diskutim për inkuadrimin e edukimit mediatik në arsimin fillor

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Panel-diskutim "Inkuadrim i edukimikt mediatik në arsimin fillor - përvoja dhe sfida" do të mbahet sot në Shkup. Në panel-diskutimin do të mbajnë fjalime ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtoresha e zyrës për zhvillim të përgjithshëm të USAID-it, Don Karmin.

Në ngjarje do të prezantohet Korniza për aedukim mediatuk në arsimin fillor, e përgatitur nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues të Byrosë për zhvillim të arsimit, IREKS dhe IMM.

"Ky dokument i përmban programet mësimore për lëndë të caktuara nga klasa e parë deri në të nëntën, në të cilat edukimi mediatk është i përfshirë si temë e veçantë me rezultate të definuara nga mësimi, përmbajtja dhge vlerësimi standardet për vlerësim", informojnë nga IMM.

Për përvojat nga përfshirja e deritanishme e edukimit mediatik në procesin mësimor do të flasin disa arsimtarë nga shkollat fillore të përfshira në program.

Ky eveniment organizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për edukimin mediatik "Të rinjtë mendojnë", i implementuar nga IREKS dhe partnerët lokalë Instituti Maqedonas për Media, Instituti për studime të komunikimit dhe Forumi arsimor rinor, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për zhvillim të arsimit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR