• e enjte, 26 dhjetor 2024

Panel: Mrekullia jonë ekonomike nuk është e mundur pa BE-në

Panel: Mrekullia jonë ekonomike nuk është e mundur pa BE-në

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Janë vendosur zgjidhje strukturore dhe sistematike që vendi ynë të ecë drejtë BE-së. Është me rëndësi që qytetarët të dijnë se çka nënkupton të jenë për BE dhe çka nënkupton të kenë hamendje për atë opsion, anëtarësimi në BE është kyç për rritje të vendit si ekonomi e vogël dhe e hapur. Mrekullia jonë ekonomike është e mundur vetëm kur të bëhemi anëtare e BE-së, ishte theksuar në panelin e titulluar "Në rrugën drejtë BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë", në kuadër të konferencës "Vit i mundësive evropiane" të cilin e organizon Qeveria. 

Fatmir Bytyqi zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike foli për ndryshimet strukturore dhe mbështetjen për kompanitë vendore të cilën thotë, e filloi Qeveria nga viti 2017, ndërsa me të cilën janë mbështetur 919 kompani me 100 milionë euro mjete buxheti, të cilat bënë investime prej gjysmë miliardë euro.

"Çështje të dytë sistemore të cilën e filluam ishte që të punojmë në krijimin e vizionit për 20 vitet e ardhshme. Jemi në fund të miratimit të Strategjisë Kombëtare Zhvillimore e cila duhet të miratohet nga Qeveria, ndërsa pastaj edhe në Kuvend dhe pas 27 viteve do të kemi edhe një strategji ombrellë e cila do të japë vizion të qartë për vendin tonë për 20 vitet e ardhshme. Gjithsesi proceset e integrimeve evropiane janë përfshirë në SKZH sepse qëllimin e integrimit në BE e kemi vendosur për vitin 2030", tha Bytyqi. 

Ajo strategji, shtoi ai, flet për gjashtë zona zhvillimore si për: ekonomi inovative, të qëndrueshme dhe konkurruese, sigurimin e zhvillimit koheziv lokal dhe rajonal, revitalizim demografik dhe progres social kulturor, parimet e sundimit të drejtësisë dhe sundimit të mirë dhe transformimit të gjelbër. 

"Ky është thelbi i asaj që është bërë gjatë gjithë këtyre viteve që të vendoset zgjidhje strukturore dhe sistemore që vendi ynë të ecë në rrugën të cilët e dëshirojmë të gjithë, ndërsa ai është vend në të cilin do të ketë mirëqenie dhe në të cilin të gjithë fëmijët tanë do të duan të jetojnë", thotë Bytyqi. 

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe kryenegociator për BE-në, theksoi se dy vitet e fundit mund t'i vlerësojmë si më të suksesshme në integrimin evropian nga viti 2005 e më tej, duke pasur parasysh se vitin 2022 i filluam bisedimet dhe zbatuam proces të suksesshëm 15-mujor të skriningut. 

"Kemi përfunduar fazën e parë të negociatave. Kemi përfunduar edhe udhërrëfyesit dhe kemi pasqyrë të qartë të rrugës që duhet të ndjekim. Makina evropiane maqedonase është ndezur, varet nga ne, nga ky vit i mundësive 2024,  a do të ndalet ajo makinë evropiane apo do të vazhdojë dhe do të arrijë në 2030 në BE. Jam i bindur se duhet të vazhdojmë dhe se do të vazhdojmë dhe do të arrijmë atje ku duam, për të cilën punojmë prej 30 vitesh.

Ai foli për Planin e rritjes, i cili tha se është rezultat i momentit të ri pas agresionit rus, si nxitje e BE-së për vendet kandidate, ndërsa i cili doli nga mos këmbëngulja e të gjitha vendeve kandidate dhe të vendit tonë i cili, thotë, ishte fuqi bartëse në këtë, me qëllim që të kemi përfitime para anëtarësimit në BE

Ministri i Financave, Fatmir Besimi nga aspekti i fondeve, të cilat vendi i merr theksoi se kjo shumë është rreth 150 euro për kokë banori, ndërsa vendet e reja anëtare (nga fondet strukturore) marrin 20 herë më shumë se ne, por nëse merret buxheti evropian, do të vijë deri diku 30 herë mbështetje më e madhe nga ajo që ne e marrim. Kjo, sipas tij, është mundësi e lëshuar, ndërsa në ekonomi ky është çmim i lartë. Sipas tij, është me rëndësi që qytetarët të dinë çka do të thotë të jenë për BE-në dhe çka do të thotë të kenë mëdyshje për atë opsion, sepse, siç thotë anëtarësimi në BE e ka në çdo secilin nga modelet dhe është kyçe për rritjen e vendit si ekonomi e vogël dhe e hapur.

"Krahasuar me vendet që kanë kaluar përmes të ashtuquajturës "mrekulli ekonomike", tek të gjithë ata emërues i përbashkët është se çfarë tregu kanë siguruar, kapital njerëzor, arsim, investimet dhe institucionet e fuqishme ose klima e mirë afariste. Mrekullia jonë ekonomike nuk mund të ndodh pa BE-në. Ne mund ta përjetojmë mrekullinë tonë ekonomike, vetëm kur do të bëhemi anëtare e BE-së, sepse kështu funksionon ekonomia dhe këtë e konfirmon edhe shkenca", thotë Besimi.

Profesori Sinisha Naumovski, ekspert në pjesën e financave, thotë se ne kemi nevojë për kauzë, e ajo është kauza ekonomike e drejtuar drejt BE-së. Ne nuk kemi alternativë tjetër dhe në këtë krizë që e ka Gjermani, duhet ta shfrytëzojmë si shansë. Ekonomia gjermane mendon për dislokim të madh të firmave, e ajo është mundësi për ekonominë vendore dhe kërkon punë nga udhëheqësia në vend 24/7. Plani për rritje për BP, me futje të 6 miliardë eurove të freskëta në rajon, duhet të përdoret, ndërsa në dobi shkon ajo që vendi ka sistem stabil bankar dhe rritje kreditore prej 8 përqindëve, që do të sjellë deri në lëvizje të BPV-së.   

Të pyetur lidhur me atë çka na pret është afrimi i vlerave të zinxhirit të ndryshëm të vëerave dhe kjo është sfidë për BE-në, ndërsa mundësi pçër RMV-në, të cilën shteti ynë sipas Bytyqit duhet ta shfrytëzojë. "Unë jam i kujdesshëm dhe nuk përdor shprehje si mrekulli ekonomike, por kemi vendosur kushte edhe me Planin për rritje për sistem të gjithanshëm do të na ndihmojë të përshpejtohet rritja. Jam i sigurt se jo vetëm që do të ndodh kjo mrekulli, por do t'i tejkalojmë pritjet", thotë Bytyqi.

Konferencën me fjalim hyrës e hapi krymeinistri Dimitar Kovaçevski, pças së cilës u drejtua zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi. Në kuadër të konferencës, pasojnë panel sesione të veçuara, në të cilat do të diskutohet dhe do të bëhet pasqyrë e politikave dhe masave qeveritare të ndërmarra në vitin 2023, me fokus në eurointegrimet si proces kyç për vitin 2024. fc/mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR