• e shtunë, 23 nëntor 2024

Panel diskutimi "Arsimimi digjital - prioriteti për barazinë gjinore"

Panel diskutimi

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Në iniciativë të bashkëshortes së presidenti Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska, sot u mbajt një panel diskutim temën "Arsimimi digjital - prioriteti për arritjen e barazsë gjinore" dhe në bashkëpunim me Iniciativën Qytetare të Grave  - IQG ANTIKO me rastin e  8 Marsit - Ditës  Ndërkombëtare  të Gruas.

Siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, në fjalimin para të pranishmive, bashkëshortja e  presidentit theksoi se zhvillimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit e rrit nevojën për aftësi dhe njohuri të reja, pavarësisht arsimit të lartë, edukimit digjital dhe në internet sot është një mjet i rëndësishëm për përforcim ekonomik të grave.  

 "Përmes sigurimit të aftësive digjitale, grave u mundësohet edhe mundësi për biznes të tyre, për pavarësi financiare, për realiizmin e të drejtave të tyre. Me rritjen arsimimit digjital - do të  mund të zbuten shumë çështje që lidhen me pabarazinë gjinore. Një nga raportet më të fundit të Forumit Ekonomik Botëror për hendekun global gjinor konfirmon se shumica e klastereve të profesioneve të së ardhmes   ka pabarazi të madhe tek gratë dhe burrat. Pabarazia në shumën e të ardhurave, në mundësinë e përparimit në profesion, në marrjen e shanseve të barabarta dhe dukshmërisë në zhvillimin profesional. Hartimi i fundit i sektorit të TI në Maqedoninë Veriore të bërë vitin e kaluar e konfirmon problemin e dukshëm në përfaqësimin e grave në industri, duke e stereotipizuar atë shpesh si një profesion të burrave. Veçanërisht e dukshme në këtë hulumtim janë ndryshimet e pozicioneve të larta dhe menaxheriale midis grave dhe burrave", tha Gjorgievska.

 

 Këtë vit, Kombet e Bashkuara e shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave nën temën "DigitaLL: Inovacioni dhe Teknologjia për Barazinë Gjinore". ar/

 Foto: Kabineti i presidentit

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR