• e enjte, 26 dhjetor 2024

Panel diskutim "Shkëmbimi i sigurisë dhe operacionet e ndërsjella ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian"

Panel diskutim

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Në Universitetin Kolegji Amerikan Shkup sot do të mbahet panel diskutim me temë "Këmbimi i sigurisë dhe operacionet e ndërsjella ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian".

 Organizatorë të ngjarjes janë Universiteti Kolegji Amerikan Shkup dhe Ambasada e Hungarisë, ndërsa me rastin e Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Siç informon UKS, fjalim përshëndetës të panelit do ta ketë ambasadori i Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, Andreas Klajn, ndërsa si folës kryesor janë të ftuar, Peter Shtaraj, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, përgjegjës për politikë të sigurisë dhe sigurisë energjetike, dhe Dragan Tilev, këshilltar shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Moderatore e diskutimit do të jetë Marina Andeva, profesoreshë ordinare në Universitetin Kolegji  Amerikan  Shkup. Pas fjalimeve do të pasojë sesioni për pyetje nga publiku. 

 Foto: Kolegji Amerikan Shkup

  

QËNDRONI TË LIDHUR