• e mërkurë, 17 korrik 2024

Panel diskutim për lirinë e mediumeve përballë presioneve politike, dezinformatave dhe fjalorit urrejtës

Panel diskutim për lirinë e mediumeve përballë presioneve politike, dezinformatave dhe fjalorit urrejtës

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet panel - diskutimi "Liria e mediumeve përballë presioneve politike dhe propagandës, dezinformatave dhe fjalorit urrejtës: Si më tutje?", në organizim të Institutit për mediume dhe analitikë IMA.

Në panel diskutim do të marrin pjesë Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM), Dragan Antonovski, drejtor i prëgjithshëm i Agjencisë informative mediatike (MIA), Arta Tahiri, redaktore e lajmeve në Televizionin kombëtar ALSAT dhe Atanas Kirovski, gazetar, ish-drejtor dhe kryeredaktor në TV Telma dhe korrespondent i BBC-së.

Siç është paralajmëruar, pas paraqitjeve të panelistëve është paraparë diskutim me të pranishmit në ngjarje. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR