• e premte, 27 dhjetor 2024

Panel diskutim për diskriminimin e grave mantelbardhe

Panel diskutim për diskriminimin e grave mantelbardhe

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Panel diskutim me temën "Gratë që shpëtojnë jetë, ndërsa nuk kanë ilaç për diskriminimin - gratë mantelbardhe", do të mbahet sot në Shkup, si pjesë e fushatës "E zëshme dhe e guximshme", që realizohet gjatë muajit mars.

Ky diskutim, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka për qëllim ndërgjegjësimin për diskriminimin e grave mantelbardhe si parakusht për barazi gjinore në shoqëri.

Fjalë hyrëse në ngjarje do të kenë prof.dr. Ana Daneva Markova, këshilltare për shëndetësi e kryetarit të Qeverisë, ndërsa do të mbajnë fjalim edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, Aleksandra Gjorgjieva, specializante për kardiologji dhe kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë dhe Margita Trifunovska, infermiere nga Klinika për Gjinekologji.  sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR