• e enjte, 18 korrik 2024

Panel diskutim "Një jetë dinjitoze apo mbijetesë?"

Panel diskutim

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Panel diskutim me temë "Një jetë dinjitoze apo mbijetesë?" do të mbahet sot në Shkup në organizim të Platformës së Maqedonisë kundër Varfërisë (PMKV) në suaza të shënimit të ditës internacionale për çrrënjosje të varfërisë, 17 tetori, mesazhi i sivjetëm i së cilës është "Punë e denjë dhe mbrojtje sociale: dinjitet në praktikë për të gjithë"!

Në të do të prezantohen "Poverty watch" raport për trendet dhe politikat rrjedhëse për varfërinë dhe përjashtimin sociale në Evropë dhe tek ne, të përpunuar nga PMKV dhe studimi i Asociacionit për zhvillim gjithëpërfshirës dhe zhvillim të qëndrueshëm - SIGA me titull "Ndikimi i inflacionit mbi varfërinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut" të përpunuar nga Branimir Jovanoviq, hulumtues ekonomik, pas së cilës do të mbajnë fjalim Fatmir Bytyqi - zëvendëskryetar i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investime, Ivan Peshevski - nënkryetar i Këshillit të LSM-së për sektorin privat, anëtar i kryesisë dhe kryetar i SNIP dhe Angel Dimitrov - kryetar i Kuvendit të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.

Panel diskutimi në organizim të Platformës së Maqedonisë Kundër Varfërisë (PMKV), është mbështetur nga Platforma Evropiane Kundër Varfërisë (PEKV) dhe nga Fondacioni  Fridrih Ebert, zyra në Shkup, ndërsa realizohet në bashkëpunim me SIGA-n. sa/

foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR