• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Panel diskutim "Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës reformuese"

Panel diskutim

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Panel diskutimi "Bashkëpunimi i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës reformuese" sot do të mbahet në Shkup në organizim të Institutit për politikë evropiane (EPI) - Shkup.

Ngjarja nacionale në Shkup është pjesë e serisë së ngjarjeve nacionale në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor të cilat realizohen në suaza të projektit "Rrugë drejt integrimit në BE: Avancimi i dialogut për Planin për rritjr të Ballkanit Perëndimor". Qëllimi i kësaj ngjarje është të diskutohet potenciali për bashkëpunim në procesin e ndjekjes së implementimit të Agjendës reformuese, ndërsa përmes saj edhe afrimi drejt integrimit në BE.

Në panel është paralajmëruar pjesëmarrja e Orhan Murtezanit, ministër i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politikë Evropiane-Shkup (EPI), Andrej Petreskit, anëtar i Këshillit të drejtorëve të Odës amerikane ekonomike në Maqedoni të Veriut (AmÇam Maqedonia e Veriut) dhe Silvana Mojsovskës, profesoreshë në Institutin ekonomik pranë USHCM-së.

Agjenda reformuese është pjesë e Planit më të gjerë për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 me fokus të veçantë drejt reformave socio-ekonomike, sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe gjyqësisë së pavarur. Përmes Planit për rritjet synohet prëforcimi i Tregut të përbashkët rajonal (CRM) dhe integrimi gradual i rajonit në Tregun e vetëm të BE-së. Kohë më parë, Komisioni e miratoi Agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut së bashku me Agjendat reformuese të katër vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor me çka është mundësuar qasja drejt mjeteve financiare nga Fondi për reforma dhe rritje i BE-së i cili duhet ta mbështesë procesin transformues drejt reformave për përforcim të institucioneve demokratike, të drejtave të njeriut dhe integrimit më të mirë ekonomik të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Implementimi i suksesshëm i Agjendës reformuese të Maqedonisë së Veriut kërkon qasje inkluzive dhe input nga të gjitha palët e përfshira me qëllim të implementimit të saj të suksesshëm, ndërkaq përmes sa avancimi i potencialit ekonomik të shtetit. Në këtë drejtim është i domosdoshëm diskutimi i gjerë për Agjendën reformuese dhe vendosjen e potencialit për bashkëpunim dhe përfshirje aktive të të jgitha palëve të përfshira për reforma të suksesshme dhe të qëndrueshme dhe për përshpejtim të procesit të integrimit në BE, theksojnë nga EPI. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR