• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pandemia na mbylli në shtëpi, por nuk e shuajti frymën festive

Pandemia na mbylli në shtëpi, por nuk e shuajti frymën festive
Shkup, 28 dhjetor 2020 (MIA) - Në hijen e pandemisë me kovid, me maska mbrojtëse në fytyra, po e përcjellim vitin 2020, i rëndë, por këshillues. Qytetarët thonë se kaluam një vit të rëndë i cili fizikisht na ndau nga të afërmit dhe miqtë, megjithatë, për të gjithë, mësimi është i njëjtë, nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, dëshiroi shëndet të mirë për të gjithë qytetarët dhe bëri thirrje që të përmbahemi nga grupimet me qëllim që ta presim pranverën të shëndoshë, që pastaj vaksinimi ta bëjë të veten.           "Mendoj se viti që po vjen 2021, si asnjëherë më parë ka thelb ajo kur dëshirojmë shëndet të mirë dhe atë që unë e dëshiroj edhe për mua edhe për të gjithë njerëzit është që të ketë shëndet të mirë dhe përfundimisht të kemi sukses, armikun e padukshëm, kovidin, ta fitojmë si civilizim me qëllim që t'i kthejmë jetët në normalitet", deklaroi për MIA-n, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Hotelieria, këtë vit, mori dimension krejt të ndryshëm, mysafirët janë përgjysmuar, atmosfera më ndryshe. Menaxheri i Restorantit Dion, Sashko Popovski, theksoi se protokollet u kanë shkaktuar shumë humbje, megjithatë atmosfera festive ndjehet edhe krahas asaj që pandemia mori përmasa të mëdha.           "Nuk kemi festime, nuk mund të organizojmë kurrfarë ahengjesh, asgjë, punojmë me disa promocione dhe aksione që të jenë të kapshme për të gjithë qytetarët, të mundet secili ta kapë atmosferën festive", deklaroi për MIA-n, Sashko Popovski. Ngjashëm foli edhe menaxheri i Soul Kitchen Bar, Daniel Kostovski, i cili ndau se atmosfera nuk është e njëjta sepse vetë situata nuk e lejon këtë.           "Dallimi me vitin e kaluar është shumë i madh, me atë që na përgjysmuan, diku rreth 60 për qind të mysafirëve që duhej t'i kishim këtë vit. Atmosfera nuk është e njëjtë sepse vetë situata të cilën e kemi nuk na e lejon këtë, por për çdo rast shpresojmë se shpejtë do të përfundojë", deklaroi për MIA-n, Daniel Kostovski.             Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se me qëllim të rregullimit të rendit dhe qetësisë publike, do të veprojnë edhe gjatë natës së Vitit të Ri dhe festave të fundvitit. Ata përkujtojnë se shkelja e rregullave të kovidit është përgjegjësi sipas kodit penal për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe bëjnë thirrje se aspak nuk do të ketë tolerancë drejtë shkeljes së këtyre ligjeve.           "Të përmbahemi nga përdorimi i mjeteve piroteknike, nga shkelja e rendit dhe qetësisë publike, por, para së gjithash, të përmbahemi nga shkelja e protokolleve për kovid 19 dhe këto festa, së më shumë që është e mundur, t'i kalojmë në shtëpitë tona, që të mund të kontribuojmë bashkërisht në parandalimin e virusit korona", deklaroi për MIA-n, zëdhënësi i MPBs-ë, Toni Angellovski. Ekipi i MIA-s, në prag të Vitit të Ri, arriti të shohë lëvizje dhe disponim të mirë në sheshin e kryeqytetit ku buzëqeshjet e fëmijëve ishin pjesë përbërëse e euforisë e cila e bëri magjik secilin moment.             Babagjyshi erdhi edhe në Maqedoni dhe na këshilloi që të ruhemi, t'i mbajmë maskat dhe t'i dëgjojmë rekomandimet. Në pyetjen se cilat janë dëshirat më të shpeshta të cilat arrijnë te ai, Babagjyshi tha se dëshirat janë gjithnjë të njëjta për fëmijët, për prindërit, të ketë shëndet. "Të gjithë të sëmurët nga korona të shërohen dhe të gjithë bashkë ta kalojmë këtë sëmundje", dëshiroi Babagjyshi. Urimi i sivjetmë është një, shëndet i mirë për të gjithë!

 

QËNDRONI TË LIDHUR