• e shtunë, 23 nëntor 2024

Panairi ndërkombëtar i automobilave "IAA mobiliti" në Mynih fillon sot

Panairi ndërkombëtar i automobilave

Mynih, 5 shtator 2023 (MIA) - Panairi ndërkombëtar për automobilë "IAA mobiliti" në Mynih, të Gjermanisë, i hap dyert sot. Në të do të prezantohen prodhuesit e automobilave nga e gjithë bota. 

Panairin më të madh të automobilave në Gjermani pritet ta hapë kancelari gjerman Ollaf Sholc. 

Një numër i madh i prodhuesve të automjeteve nga e gjithë bota marrin pjesë në panairin e automobilave në kryeqytetin e krahinës gjermane Bavaria, për shembull korporata amerikane "Ford", franceze “Reno", japoneze "Honda Motor" dhe kineze "BID". Ndër risitë më të pritura janë koncernet gjermane të automobilave "Mercedes", "BMV" dhe "Volksfagen Grup", markat e të cilëve janë "Audi", "Seat", "Shkoda", "Porshe", "Bentli" dhe "Lamborgjini". fc/

Fotografia: "IAA mobiliti"

QËNDRONI TË LIDHUR