• e shtunë, 23 nëntor 2024

Panairi i sivjetshëm i librit në Shkup pa asnjë masë kovidi, të pranishëm mbi 60 shtëpi botuese

Panairi i sivjetshëm i librit në Shkup pa asnjë masë kovidi, të pranishëm mbi 60 shtëpi botuese
Shkup, 7 maj 2022 (MIA) - Program i pasur i librave i përshtatshëm për të gjitha shijet e lexuesve, punëtori të ndryshme, por edhe ngjarje për fëmijë ofron Panairi i sivjetshëm i librit , i cili këtë herë “ktheu” mënyrën e njëjtë të funksionimit si edhe para pandemisë - pa masa mbrojtëse dhe protokolle. Derisa ekipi i MIA-s ishte qëndroi për vizitë Panairin, vërejti se organizatorët dhe botuesit me optimizëm e hapën ditën e parë të Panairit, të gatshëm për t'u ofruar lexuesve përzgjedhjen më të mirë Në vetë hyrjen, në anën e djathtë, hasëm në stendën e qendrës botuese "Tri", ku mund të vërehej ofertë e pasur titujsh nga autorë vendorë dhe të huaj. U njoftuam me Aleksandra Todoroviq, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun e “Tri”, e cila bëri të ditur se këtë vit në ofertë kanë mbi 500 tituj. "Në ofertë kemi mbi 500 tituj nga të cilët kemi shumë risi, si përkthime të veprave të huaja, ashtu edhe botime vendore, pra botime nga autorë tanë. Do të doja të them se çdo ditë nga ora 11 deri në orën 12 do të kemi ngjarje të pasura për fëmijë, ku do të mbahen shumë punëtori, shumë muzikë dhe loja, shoqërime dhe nga risitë do të veçoja edhe këto që i mbaj në dorë, pra kjo është "Hipotezë dashurie", titull që doli në mënyrë të veçantë për Panairin dhe me të vërtetë ua rekomandoj të gjithë dashamirëve të beletristikës dhe atyre që duan të lexojnë pak më shumë drama dashurie dhe më të ndjeshme", tha Todoroviq. Në Panairin e sivjetshëm promovohen libri më i ri i Kosta Petrovit - "Çfarë të thonë të tjerët", por edhe botimin më të ri "Grumbullim emotiv" nga Ana Jovkovska, libër që para do kohë u promovua në QKR. Po ashtu, siç shtoi Todoroviq, do të promovohet edhe libri autobiografik i Kristijan Stanovski Bombakis, me titull "Jeta", ndërsa sot do të jenë të ftuar Ilina Arsova dhe Igor Xhambazov. ""Fëmija i dritës së hënës" është trilleri më i ri, i cili është vërtet shumë i tensionuar dhe i pasigurt, meqë mendoj se do t'ju mbajë të gjithëve deri në fund dhe të gjithë do ta lexoni me një frymë. Libri i fundit i Ana Jovkovskës "Grumbullimi emocional" që është pjesa e katërt e sagës Ferante, histori për një vajzë të humbur, ndërsa do të doja të përmend edhe beletristiklë "Gruaja nuk është burrë", që para do kohë doli nga Ita Fram", tha Todoroviq. Zbritjet lëvizin nga 20 deri në 70 për qind, ndërsa sivjet “Tri” shkon me moton “Për secilin lexues”, meqë sipas Todoroviqit, kjo qendër botuese ofron diçka të re për të gjithë shijet e lexuesve. Siç theksoi Todoroviq, më së shumti lexohet psikologjia popullore, letërsia vendore, por për kënaqësinë e saj, siç tha ajo, autorët tanë janë vërtet shumë të lexuar dhe shumë të shitur. Pas disa minutash e mbaruam bisedën me Todoroviqin dhe i dëshirojmë sukses në punë. Ajo na kujtoi se pret që jeta pas pandemisë të kthehet më në fund në normalitet, me shpresën që Panairi të bëhet vend ku do t'i tubojë të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar. Menjëherë pas bisedës me Trajkoviqin, u ndalëm te shtëpia botuese “Kultura”. Pasi filluam të shikojmë librat, na priti këndshëm redaktori i kësaj shtëpie botuese, Gordana Vojneska. Ajo theksoi se sivjet "Kultura" ofron një spektër të gjerë romanesh - nga drama, trilera, libra me tematikë historike, publikime për libra, si dhe libra të autorëve të famshëm botëror. ""Kultura" ka traditë të madhe prej 75 vitesh ekzistencë dhe ne gjithmonë përpiqemi të ndjekim trendet e botimit në botë dhe në vendin tonë. Shtëpia botuese "Kultura" ofron spektër të gjerë të romaneve, por edhe libra të autorëve të famshëm siç është Dev Braun, Stiv Peri, Djana Çimberlen, Kortner, Kristin Harmell, Heder Moris. Këta janë autorë shumë të famshëm botërorë, një nga më të shiturit sipas "Nju-Jork Tajms"-it në vendin e tyre", tha Vojneska. Ajo informoi se sivjet në në ofertë kanë rreth dhjetë tituj të rinj, të cilët do t'i ofrojnë për publikun lexues. "Në titujt e rinj janë edhe libra për ngritjen e vetëdijes ekologjike te fëmijët. Në këtë moment janë botuar "Operacioni ajër i pastër" dhe flet për atë se si t'i detyrojmë fëmijët të mbajnë ajrin të pastër dhe libri "Pasuria i pyllit të errët", respektivisht si të mirëmbajmë pasurinë në pyjet, të mos e shkatërrojmë. Në mesin e librave më të rinj janë edhe "Gara për shpëtimin e Romanovëve", "Gratë e kështjellës Lafaet", "Portreti i natës", "Rënie", ribotimi i "Engjëj dhe demonë", meqë shtëpia botuese "Kultura" e ka ekskluzivitetin e librave të Den Braun. Kemi edhe diku rreth 500, po edhe më shumë tituj që mund t'i shohin lexuesit", shtoi Vojneska. Zbritjet që i ofron shtëpia botuese “Kultura”, lëvizin nga 30 deri në 70 për qind. Vojneska përkujtoi se ka libra për shijet e të gjithëve, e siç tha ajo, të punësuarit në “Kultura” do të mundohen për secilin vizitor të përzgjedhin librin më të bukur. Po ashtu, siç përmendi, ka edhe libra të autorëve maqedonas, të cilët i kanë prezantuar vetë. Është paralajmëruar prania e Ksenija Nikollovës dhe Jovan Ilieskit, ndërsa sot e Angella Penovës, fituese e çmimit "Romanijada", si dhe autore e dramave Katerina Serafimovska. Vojneska shpreson në vizitë të madhe këtë vit pasi Panairi i është rikthyer terminit të vjetër si më parë dhe theksoi se u mbetet lexuesve të vendosin nëse do të mbajnë maskë apo jo, por shpreson që të mos kenë frikë nga pandemia, se do të marrin guxim dhe do të vizitojnë Panairin. E pyetur nëse lexuesit tregojnë më shumë interesim për autorët e huaj, Vojneska na bëri të ditur se interesimi për autorët e huaj nuk ka shënuar rënie, por siç tha, kohëve të fundit gjenerata më e re ka rrethin e vet të lexuesve të cilët përmes rrjeteve sociale i informojnë për veprat më të reja. Vojneska beson se autorët maqedonas lexohen, por siç thotë ajo, është e nevojshme që të rinjtë në vend të guxojnë të shkruajnë më shumë në mënyrë që të rritet plejada e autorëve maqedonas. Në panairin krahas vizitorëve ishin të pranishëm edhe autorët e librave. Autorja e bestsellerit “Pink Panter”, shprehu kënaqësi të veçantë për shkak të interesimit për librat e saj. "Ky është panairi i tretë në të cilin vij dhe mund të them se më nuk ndihem si mysafir, por si dikush që është pjesë e këtij qyteti. Librat e mi këtu kanë hasur në jehonë të shkëkqyeshme, kudo që jam shfaqur, pa marrë parasysh nëse bëhej fjalë për promovim, panair, vend i vogël, i madh, thjesht jam e pranuar shumë mirë. "Libri im shitet shumë mirë, madje edhe në kohë krize, kur panairet nuk janë siç kanë qenë dikur," tha Kirkoviq. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme që në ditën e parë të Panairit. Ajo që mund të vërenim ishte se kishte numër të kënaqshëm lexuesish të rinj që ishin më të pranishëm në stendat me literaturë angleze. "Më së shumti dua të lexoj libra aventuriere dhe romantike. Më shumë dua autorë të huaj, nga këta maqedonas i lexoj vetëm ata që janë në programin e shkollës. Te librat e huaj më tërheq më së shumti mënyra e të shkruarit, ndërda me leximin e librave në anglisht më pasurohet vokabulari, përpiqem të mësoj anglisht, sqaroi një lexuese. Në Panairin e sivjetshëm janë prezantuar më shumë se 60 shtëpi botuese nga vendi, si dhe nga Turqia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Në panair morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, të cilët për herë të parë vendosën stendë. "Ne si Ministri e Kulturës dhe Turizmit për herë të parë marrim pjesë në këtë panair për libra, kjo është përvojë e re për ne, ne prezantohemi në këtë panair me rreth 500 libra të botua nga Ministria, por edhe nga shtëpi botuese private, nga fusha e kulturës", theksoi njëri nga përfaqësuesit e Ministrisë. Panairi është nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, e cila tradicionalisht e mbështet këtë manifestim, ndërsa dashamirët e librit do të mund ta vizitojnë Panairin deri më 9 maj. Bisera Trajkovska Simona Srbinoska video: Sërgjan Kërstiq         

QËNDRONI TË LIDHUR