• e mërkurë, 17 korrik 2024

Panairi i Mjaltit "Ditët e Ëmbla të Tetovës"

Panairi i Mjaltit

 Tetovë, 15 shtator 2023 (MIA) - Panairi për prezantimin dhe shitjen e mjaltit  do të mbahet sot dhe nesër në sheshin e qytetit në Tetovë.  Manifestimi titullohet “Ditët e Ëmbla të Tetovës”, ndërsa e organizojnë shoqatat “Mjalti i Pollogut” dhe “Qyteti i Bletëve”.

 "Ky manifestim, “Ditët e Ëmbla të Tetovës”, është i pesti me radhë. Dhjetëra bletarë anëtarë të shoqatave "Mjalti i Pollogut"" dhe "Qyteti i Bletëve" do t'i prezantojnë me produktet e tyre në shesh, informon Vladimir Petrovski nga "Mjalti i Pollogut".

 Në vitet e kaluara dy shoqatat organizuan edhe garë për cilësinë e mjaltit “Tetovo Honey Awards”, por këtë vit nuk do të mbahet.

 Foto: Shoqata  "Mjalti i Pollogut"

 

QËNDRONI TË LIDHUR