• e enjte, 26 dhjetor 2024

Panairi i librit me program të pasur shtatëditor

Panairi i librit me program të pasur shtatëditor

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Nga 4 e deri më 10 maj në Arenën Boris Trajkovski në Shkup do të mbahet edicioni i 35-të jubilar i Panairit Ndërkombëtar të Librit, në organizim të Panairit të Shkupit dhe Gllobal Media Grup, ndërsa i mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.

"Teknologjitë bashkëkohore në epokën në të cilën jetojmë, shpesh janë me rëndësi të madhe dhe gjithnjë e më shumë kanë përparësi në komunikimin e përditshëm, arsimin dhe formën e leximit dhe thithjen e informacioneve. Kjo është një nga arsyet kryesore pse duhet t'i japin përparësi fjalës së shkruar dhe librit. Leximi është ushqimi më i shëndoshë i trurit, i cili nuk guxon të hiqet nga shprehitë e përditshmërisë moderne, veçanërisht te gjeneratat më të reja. Për këtë Panairi Ndërkombëtar i 35-të i Librit është ngjarje shumë e rëndësishme, e cila duke filluar nga 4 maji, shtatë ditë të tëra do të jetë bërthamë dhe magnet i titujve më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë. Secili libër posedon universin e tij, ndërsa lexuesve u mbetet vetëm që të inkurajohen dhe ta shfletojnë faqen e parë", deklaroi Daniella Gligorovska, udhëheqëse e Panairit të Shkupit. 

Panairi rritet dhe zhvillohet me kalimin e viteve dhe i njëjti siguron platformë që lexuesit dhe botuesit të lidhen dhe ta ndajnë dashurinë për hulumtimin e përmbajtjeve të reja dhe botëve të reja. 

Panairi i librit është mundësi e shkëlqyer që të festohet bërthama e lirisë së mendjes së njeriut përmes fjalës së shkruar, - librit. Këtë vit, vizitorët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore, mund të presin spektër të gjerë të librave nga autorë të shumtë të njohur, por edhe autorë të rinj nga vendi dhe bota, - duke mbuluar zhanre dhe stile të beletristikës, publicistikës, libra për fëmijë por edhe më shumë", bëjnë të ditur organizatorët. 

Më shumë informacine për Panairin e Librit mund të gjenden në ueb-faqen www.skopskisaem.mk dhe në @skopski.saem në Instagram dhe në Skopski saem në Fejsbuk. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR