Panair për punësim në organizim të Odës ekonomike dhe “Romalitikos” në Shkup
- Përfaqësuesit e 25 kompanive anëtare të Odës ekonomike sot drejtpërdrejtë kanë biseduar dhe intervistuar rreth 130 romë të papunë në kuadër të Panairit për punësim, organizuar nga "Romalitiko" në bashkëpunim me Odën ekonomike.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:46, 4 dhjetor, 2024
Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e 25 kompanive anëtare të Odës ekonomike sot drejtpërdrejtë kanë biseduar dhe intervistuar rreth 130 romë të papunë në kuadër të Panairit për punësim, organizuar nga "Romalitiko" në bashkëpunim me Odën ekonomike.
"Romalitiko për herë të parë organizon një panair të tillë si një mundësi unike për të ndihmuar punësimin e komunitetit rom. Qëllimi i manifestimit është që komuniteti rom sot të ketë intervista të drejtpërdrejta me kompani private me qëllim për t'u punësuar më shpejtë", deklaroi drejtori ekzekutiv i "Romalitikos", Elvis Shakiri, para fillimit të Panairit të punësimit që po mbahet sot në Shkup.
Ai theksoi se "Romalitiko" në periudhën e kaluar ka arritur të lidhë rreth 420 romë të papunë me kompani nga sektori privat.
Kryetarja e Këshillit për përmirësimin e cilësisë dhe trajnimeve pranë Odës ekonomike, Natasha Janevska, tha se importi i fuqisë punëtore në vend nuk është zgjidhja më e mirë dhe shtoi se pikërisht mungesa e fuqisë punëtore është një nga problemet kryesore me të cilat përballen kompanitë nga e cila vuan dhe e gjithë ekonomia e Maqedonisë.
"Oda Ekonomike e cila dëshiron të tërheqë popullatën e aftë për punë në vendin tonë, pikërisht për këtë organizon panaire të tilla që kompanitë të plotësojnë vendet e punës me staf profesional. Panairi duhet të jetë një mundësi për kompanitë e tjera për të ardhur në punësimin sa më shpejtë për njerëzit që janë në dispozicion në vendin tonë, duke kontribuar në produktivitet më të madh të kompanive dhe ekonomisë së Maqedonisë", tha Janevska.
Përveç panairit, Oda ekonomike, siç tha, punon edhe në fushën e edukimit të dyfishtë për përgatitjen e kuadrove profesionale për punësim më të shpejtë, por edhe përmes Këshillit për përmirësimin e cilësisë së trajnimeve, përpiqet të ofrojë një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase punësimi përmes rikualifikimit, kualifikimit dhe trajnimin e personave të papunë. qa/
Foto: printskrin