• e premte, 27 dhjetor 2024

Panair për punësim dhe karrierë në kuadër të ditës së dytë të SUBEX

Panair për punësim dhe karrierë në kuadër të ditës së dytë të SUBEX

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - AHK Maqeedonia e Veriut e organizon ngjarjen e biznesit Suppliers Balkan Expo-SUBEX, e cila mbahet dy ditë në Shkup. Qëllimi është ndërlidhja e kompanive vendore firnizuese, furniues me kompani blerës nga Gjermania, BE-ja dhe rajoni, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

"Në panairin e sotëm për punësim dhe karrierë, i cili do të mbahet për herë të parë në përputhje me SUBEX do të prezantohen më shumë se 30 kompani, të cilët do të kenë mundësi në dialogun e drejtpërdrejt me nxënësit, studentët dhe bursistët që të bisedojnë për profilet e nevojshme në kompanitë e tyre", deklaroi Antje Vandelt, drejtor i AHK Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri theksoi se me angazhimin e jashtëzakonshëm disavjeçar të ministrisë dikasteriale dhe me partnerët është ndryshuar perceptimi për arsimin profesional dhe është rritur atraktiviteti i tij   

"Këtë e tregon edhe rritja e vazhdueshme e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional. Në vitin akademik 2023/2024 në shkollat ​​e mesme profesionale janë regjistruar mbi 43 mijë nxënës. Nëse deri vonë gjimnazet ishin zgjedhja e parë e nxënësve të klasës së nëntë, tashmë tabloja ka ndryshuar tërësisht. Këtë vit shkollor, 67.3 për qind e nxënësve kanë zgjedhur arsimin profesional, krahasuar me shkollën e mesme", tha Shaqiri.

Dita e dytë e SUBEX është tërësisht i përkushtuarnë zhvillimin profesional dhe sigurimin e kuadrove profesioniste. mb/

Foto: Qeveri 

QËNDRONI TË LIDHUR