• e enjte, 03 tetor 2024

Panair për nxitjen e zhvillimit lokal – LAG Ekspo 2023

Panair për nxitjen e zhvillimit lokal – LAG Ekspo 2023

Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Ekipi i Programit për Zhvillimin e Komunitetit të USAID-it, i implementuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Gag Bojmija, sot në mesditë në pllajën përballë Teatrit Kombëtar në Gjevgjeli, organizon panair për promovimin e zhvillimit lokal - LAG Ekspo 2023.

LAG Ekspo mbahet për herë të dytë dhe është e vetmja e këtij lloji në vend ku përmes prezantimeve dhe paneleve, përfaqësues të Grupeve Lokale të Veprimit (LAG) nga vendi ynë dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet anëtare të BE-së  do të prezantojnë aktivitetet e tyre dhe do të diskutojnë mbi tema që prekin komunitetet rurale dhe që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm.

Në kuadër të LAG Ekspo 2023 organizohet ekspozita e panairit ku anëtarët e LAG Bojmija, Belasica-Ograzhden, Malesh-Pijanec, Aber 2015 dhe Plaçkovica do të prezantojnë produktet, punimet dhe iniciativat e tyre.

"Qëllimi i LAG Ekspo 2023 është të ndajë përvojat e Grupeve Lokale të Veprimit vendas dhe rajonal, sipas qasjes LEADER, dhe të lidhë prodhuesit vendas me përfaqësues nga disa industri dhe aktivitete, të cilat do të kontribuojnë në prezantimin e praktikave të reja të biznesit dhe bashkëpunime të reja. Pritet që ky panair të kthehet në një aktivitet vjetor tradicional në pjesën lindore të vendit, i cili do ta vendosë atë në hartën e historive të suksesit nga rajoni dhe do të jetë bartës i zhvillimit të teknologjisë, inovacioneve, praktikave etike të biznesit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore", njoftoi organizatori i manifestimit.

LAG Ekspo 2023 realizohet me mbështetjen e Programit të USAID-it për Zhvillimin e Komunitetit, i implementuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me pesë Grupe Lokale të Veprimit. sa/

Foto. Rrjeti për zhvillim rural i Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR