• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Panair për burime ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik në Skopje Siti Moll

Panair për burime ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik në Skopje Siti Moll

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Në organizim të Asociacionit solar të Maqedonisë së Veriut, prej sot e deri më 2 qershor në Skopje Siti Moll për herë të tretë me radhë do të mbahet Panairi për burime ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik, ku do të marrin pjesë mbi 20-të kompani të renomuara nga rajoni dhe Evropa.

Gjatë tri ditëve, vizitorët do të mund të vizitojnë tenda të prodhuesve dhe tregtarëve të pajisjes solare, siç janë: panele fotovoltaike, bateri për ruajtjen e energjisë elektrike, pompa ngrohëse, kolektorë foto/termikë për prodhimin e energjisë elektrike dhe ujit të nxehtë, trafostacione, mbrojtje nga rrufeja, inverterë, robotë dhe makina pastrimi për kolektorë solarë, tharëse solare, kolektorë ajri, biçikleta elektrike, karikues elektrikë, boilerë solarë dhe shumë segmentë tjerë dhe prodhime të cilat shfrytëzojnë burime ripërtëritëse të energjisë.

Panairi për pajisje solare është në organizim të Asociacionit solar të Maqedonisë së Veriut "Solar Maqedoni", i përkrahur në kuadër të projektt të USAID-it "Aktiviteti për përforcimin e ekosistemit afarist", i implementuar nga Konstalting për zhvillim strategjik. bsh/

Foto: Pllakat

QËNDRONI TË LIDHUR