• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pançe Toshkovski propozim për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Gjoko Vellkovski për Punë dhe Politikë Sociale

Pançe Toshkovski propozim për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Gjoko Vellkovski për Punë dhe Politikë Sociale

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Pançe Toshkovski do të jetë ministër teknik për Punë të Brendshme në Qeverinë kalimtare me propozim të VMRO-DPMNE-së, ndërsa Gjoko Vellkovski për Punë dhe Politikë Sociale, bëri të ditur Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në intervistën e sontme në "Top Tema" në Tv Telma.

Propozim i VMRO-DPMNE-së për zëvendësministra plotësues të Financave në Qeverinë teknike është Elena Petrova, për Shoqëri Informatike Stefan Andonovski, ndërsa për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave Cvetan Tripunovski.

Për propozimet për ministra dhe zëvendësministra sonte në orën 20:30 do të diskutojë Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.

"Toshkovski është avokat me profesion, vjen nga Velesi, ka qenë anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së, drejton komisionin e partisë për çështje juridike. Për momentin punon si avokat", tha Mickoski duke shtuar se për shefin e SPB Shkup dhe struktura tjera do të definohen nga e hëna, sepse të dielën është votimi i kabinetit të kryeministrit teknik.

Naqe Çulev, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së do të jetë pjesë e strukturës së VMRO-DPMNE-së, bashkëpunëtor i tij i afërt dhe në qeverinë e ardhshme të VMRO-DPMNE-së do të ketë vendin e vet.

“Këto 100 ditë ndoshta nuk mund të presim mrekulli, mrekullitë janë të pamundura për 100 ditë duke pasur parasysh se të gjitha qeveritë teknike deri tani kanë qenë qeveri konfliktesh, por nëse arrijmë që gjatë procesit zgjedhor të mundësojmë rrjedhje natyrore, të ketë qytetari besim, se është e drejtë dhe demokratike, do të thotë se kemi pasur sukses", theksoi Mickoski.

Petrovska vjen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ku ka punuar më shumë se 25 vjet dhe ekonomiste e diplomuar. Sipas Mickoskit bëhet fjalë për një profesioniste të jashtëzakonshme që vlerëson se mund të kontribuojë shumë për një ekip konkurrues në Ministrinë e Financave. Ajo nuk ka qenë deri tani e angazhuar politikisht, por si profesioniste mund t'i japë vlerë punës së MF-së dhe kjo do të ndjehet dhe për të kemi plane në Qeverinë e ardhshme të VMRO-DPMNE-së", ka thënë Mickoski.

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR