• e premte, 27 dhjetor 2024

Palevski përmes Serbisë dhe Bullgarisë është larguar për në Turqi, është arrestuar në Balikesir

Palevski përmes Serbisë dhe Bullgarisë është larguar për në Turqi, është arrestuar në Balikesir

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Lupço Palevski -Pallço i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit përmes Serbisë dhe Bullgarisë është larguar për në Turqi, ku është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar përmes Interpolit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sontme të jashtëzakonshme për media e ka përshkruar trajektoren e lëvizjes së Palevskit.

Siç tha Spasovski, Palevski me avokatin e tij me automjet është nisur për në Serbi ku është vendosur në hotel. Të nesërmen e merr një person tjetër nga Shkupi me automjet “rend rover” dhe përmes pikës kufitare Gradina futet në Bullgari. Ka pasur transport përmes territorit të Bullgarisë dhe futet në Turqi ku shkon në Balikesir.

"Shërbimet tona nga Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar policor kontaktojnë drejtpërdrejt me autoritetet dhe policinë dhe një nga burimet e tyre operative që për një kohë të shkurtër na dha përgjigje se personi ndodhet në Balikesir dhe na tregoi për qëllimet e tij se prej këtu dëshiron të largohet për në Stamboll. Ai me një shofer taksie ka pasur për qëllim të shkojë në Stamboll dhe këtu ka një simulim se do të shkojë dhe përsëri do të kthehet në Balikesir. Sot pasdite ai është arrestuar nga ana e policisë turke teksa po ecte në këmbë në njërën nga autostradat në Balikesir", theksoi Spasovski.

Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për destinacionin përfundimtar në të cilën ka dashur të lëviz Palevski.

"Kur të vijë këtu do të bisedohet për gjithçka. Kur të përfundojë i gjithë procesi i hetimeve do t'i merrni informacionet", ka thënë Spasovski.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR