• e premte, 27 dhjetor 2024

Pajisje të reja laparoskopike dhe endoskopike në Spitalin klinik në Shtip

Pajisje të reja laparoskopike dhe endoskopike në Spitalin klinik në Shtip

Shtip, 18 janar 2024 (MIA) - Spitali klinik në Shtip ka marrë pajisje të reja laparoskopike dhe endoskopike në vlerë prej 11 milionë denarë, të cilat janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në pranim dorëzimin e pajisjeve mori pjesë ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili theksoi se pajisjen mjekësore do ta shfrytëzojnë specialistët e reparteve të kirurgjisë, neurokirurgjisë, ortopedisë dhe urologjisë.

"Pajisja e re do të përdoret për procedura minimale invazive, të cilat do të sigurojnë një shërim shumë më të shpejtë dhe më të lehtë të pacientëve sesa gjatë ndërhyrjeve të hapura kirurgjikale. Krahas këtyre aparaturave, blemë edhe aparatin e ri ekografik color doppler me dy sonda për ekzaminim të barkut dhe gjëndrës tiroide, në vlerë prej 2,5 milionë denarë, ndërsa me mjete nga buxheti i Ministrisë siguruam edhe një komplet për cistouretroskopinë në vlerë prej 433 mijë denarë me të cilin kemi përmirësuar kushtet në spitalin e Shtipit", theksoi ministri Mexhiti.

Në periudhën e kaluar, Ministria përkatëse ka punuar intensivisht për forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike shëndetësore duke ofruar pajisje të reja, rikonstruksion të objekteve dhe duke investuar në personel mjekësor.

Mjekët specialistë nga Spitali klinik në Shtip theksuan se kirurgjia laparoskopike ka një traditë njëzet e pesë vjeçare dhe me pajisjen e re sigurohet funksionimi pa problem i intervenimeve ekzistuese për dhjetë vitet e ardhshme. Mesatarisht, me një kolonë laparoskopike kryhen rreth 2000 ndërhyrje dhe mjekët do të angazhohen edhe në prezantimin e llojeve të reja të operacioneve.  sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR