• e diel, 06 tetor 2024

Pagesa e pensioneve nga 25 prilli

Pagesa e pensioneve nga 25 prilli

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill 2023.

Në seancë, Qeveria e ngarkoi Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t'ia dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më datën 24.04.2023 dhe rekomandohet që bankat të sigurojnë, që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e prillit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar - nga data 25.04.2023.

"Rekomandohet që bankat përmes filialeve dhe ekspoziturave të tyre të sigurojnë pagesën e pensioneve në para të gatshme për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit, përkatësisht: për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa të kryhet më 25/04/2023 (e martë); për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të kryhet më 26.04.2023 (e mërkurë); për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të kryhet më 27.04.2023 (e enjte) dhe për pensionet në shumë mbi 18.001 denarë pagesa të kryhet më 28.04.2023 (e premte)", thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të qeverisë. qa/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR