• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pagat e mësimdhënësve dhe profesorëve do të rriten për pesë për qind

Pagat e mësimdhënësve dhe profesorëve do të rriten për pesë për qind

Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov, në konferencën e sotme për media pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, konfirmoi se edhe këtë vit, ose më saktë nga ky muaj, do të ketë rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për pesë për qind.

"Kjo do të thotë se nga ky muaj, gjegjësisht nga paga e tetorit,  të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm do të kenë rritje të pagave prej pesë për qind. Kënaqësia është edhe më e madhe që u dakorduam për një rritje të vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për një periudhë katërvjeçare, ku sipas matematikës sonë të përbashkët, më në fund të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, mësimdhënësit dhe profesorët do të kenë një pagë prej një mesatare ose diçka mbi pagën mesatare", tha Nedelkov.

Siç shtoi ai, ky është një sukses i madh në negociata, dialog social dhe partneritet dhe është dëshmi se me respekt dhe mirëkuptim reciprok si partnerë socialë mund të arrihen zgjidhje të pranueshme.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në konferencën për shtyp theksoi se pas disa javësh negociata dhe analiza, dhe në bazë të asaj që kanë si informacion se si po plotësohet buxheti dhe cilat janë projeksionet për vitet në vijim, kanë dashur të arrijnë marrëveshje që do të ishte afatgjatë dhe do të ishte në drejtim të përmirësimit të gjendjes financiare të mësimdhënësve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR