• e martë, 17 mars 2026

Paga minimale rritet për 1.667 denarë konform harmonizimit të ligjit

Paga minimale rritet për 1.667 denarë konform harmonizimit të ligjit

Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Paga minimale do të rritet për 1.667 denarë në shumën neto konform me përshtatjen ligjore që bëhet në muajin mars. Kjo nënkupton se në prill, punëtorët do të kenë rritje të pagës minimale për këtë shumë ose më saktë 26.046 denarë në shumë neto.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, rritja e pagës minimale është bërë konform me kriteret e përcaktuara ligjore të Ligjit për pagën minimale.

"Kjo është një zgjidhje sistemike dhe ligjore që parashikon rritje të pagës minimale konform trendeve ekonomike, duke mbrojtur standardin e jetesës së punëtorëve dhe duke marrë parasysh ekonominë e vendit tonë", ka thënë Durmishi në konferencën për shtyp.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR