• e enjte, 26 dhjetor 2024

Paga minimale me pagesën e marsit 20.175 denarë, sindikatat kërkojnë harmonizim të pagave tjera

Paga minimale me pagesën e marsit 20.175 denarë, sindikatat kërkojnë harmonizim të pagave tjera

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Paga minimale që deri më tani ka qenë 18.000 denarë nga muaji i ardhshëm do të jetë më e lartë për 2.175 denarë dhe këtë vit shënon rritje prej 12,55 për qind. Konform me Ligjin për nëpunës shtetëror, siç paralajmëroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të kryhet edhe harmonizimi i pagave të 27.000 nëpunësve.

"Siç kemi premtuar nga prilli, paga minimale do të jetë më e lartë për 2.175 denarë do të arrijë 20.175 denarë. Kjo do të tgotë se kemi rritje prej mbi 12 për qind kemi rritje të pagës bazike dhe minimale. Konform Ligjit për nëpunës administrativë, do të harmonizohen pagat tjera për 27.000 administratorë", deklaroi Kovaçevski pas seancës së Këshillit ekonomiko-social.

Rritja e pagës minimale është bërë konform metodologjisë së re për harmonizim të miratuar në vitin 2022 pas bisedimeve mes Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve. Konform metodologjisë së re, paga minimale harmonizohet për 50 për qind të shpenzimeve të jetesës dhe 50 për qind me rritjen e pagës minimale.

"Paga minimale në vitin 2023 rritet për 12,55 për qind. Kjo do të thotë se në shtete me pagesën e pagesës së marsit, nuk do të ketë pagë më të vogël se 20.175 denarë", deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka trençevska.

Për zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, rritja e sotme e pagës minimale është tregues si përmes zgjidhjes sistemike dhe dialogur vërtetohet paga minimale

"Jam i lumtur që ka ardhur dita kur përcaktimi i pagës minimale nuk i nënshtrohet më negociatave, sherreve, shantazheve dhe blerjes së pikëve politike. Qytetarët do të marrin pagë minimale për 2.175 denarë më të lartë me pagën e marsit. Sot në KES, ku përmes një dialogu me sindikatat dhe punëdhënësit në vitin 2022 ramë dakord për një zgjidhje sistematike dhe një metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale, sot përcaktojmë pagën minimale aktuale", tha Bytyqi.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bëri thirrje punëdhënësve që pjesën tjetër të pagave ta harmonizojnë me shumën e pagës minimale për të shmangur disbalancën.

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë deklaroi se përkrah zgjidhjet sistematike dhe se gjithmonë janë për motivimin dhe shpërblimin e punëtorëve të mirë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR