Paga mesatare neto në tetor 42 134 denarë
- Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar, në tetor të këtij viti, ka qenë 42 134 denarë, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është më e lartë për 8,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar, në tetor të këtij viti, ka qenë 42 134 denarë, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është më e lartë për 8,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Një rritje e tillë i detyrohet, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët: Art, argëtim dhe rekreim (11,5%), Informacione dhe komunikime (10,7%) dhe Arsim (10,6%).
Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Veprimtari që lidhen me pasuritë e paluajtshme (7,5 %), Arsim (5,0 %) dhe Ndërtimtari (3,1 %).
Paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar, në tetor të vitit 2024, ka qenë 63 392 denarë.
Foto: MIA