• e enjte, 26 dhjetor 2024

Paga e nëntorit në gjimnazin e Tetovës është paguar sot pas dy orëve grevë paralajmëruese nga ana e të punësuarve

Paga e nëntorit në gjimnazin e Tetovës është paguar sot pas dy orëve grevë paralajmëruese nga ana e të punësuarve

Tetovë, 26 dhjetor 2023 (MIA)- Mësimdhënësit nga gjimnazi i Tetovës "Kiril Pejçinoviq" sot 11 ditë pas afatit ligjor për pagesën e pagave i kanë marrë të ardhurat e tyre personale për muajin nëntor.

Sipas informatave nga mësimdhënësit, paga u ka arritur të gjithëve rreth orës 10 gjatë kohës së orës së tretë të ndërrimit të parë, pasiqë dy orët e para nuk është mbajtur mësim.

"U mblodhëm këtu, sepse ne jemi e vetmja shkollë në gjithë Maqedoninë e Veriut e cila deri më sot nuk ka marrë pagë të nëntorit dhe është shkelur afati ligjor në të cilin duhej t'i merrnin. Kishim grevë paralajmëruese, nuk dëshirojmë të vazhdojë e njëjta, duhet të notohen nxënësit sepse është fundi i gjysmëvjetorit të parë. Por dëshirojmë që edhe detyrimet që i ka shteti, Ministria t'i përmbush detyrimet, dmth rregullisht të marrim paga", informoi profesori Marko Rafajlovski.

Nga korriku i vitit 2023 Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq" është nën ingerenca të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më 20 dhe 21 dhjetor të dyja objektet e gjimnazit kanë qenë edhe pa furnizim të energjisë elektrike për shkak të llogarive të papaguara dhe kërkesat e përmbaruesve. 

Javën e kaluar Sektori për aktivitete publike për Komunën e Tetovës kërkoi që Ministria e Arsimit t'i kthejë kompetencat për Gjimnazin "Kiril Pejçinoviq" me qëllim që të mos ketë probleme në këtë shkollë. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR