• e enjte, 26 dhjetor 2024

Padi penale për drejtorin e Qendrës për kulturë "Grigor Përlipev" për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare

Padi penale për drejtorin e Qendrës për kulturë

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - SPB Ohër ka parashtruar padi penale kundër drejtorit të Qendrës për kulturë "Grigor Përliçev" për shkak të dyshimit themelor se ka kryer vepër penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit".

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, 47-vjeçari G.S. nga Radovishi vitin e kaluar në cilësi të drejtorit të QK "Grigor Përliçev", i ka shkaktuar dëm institucionit me vlerë prej 104.200 denarë.

"Në periudhën prej vitit 202 e deri tani, në cilësi të drejtorit të IPQK 'Grigor Përliçev', pa vendim të këshillit drejtues të institucionit, pa ftesë të rregullt dhe në kundërshtim me Dekretin për urdhëresa për udhëtime zyrtare dhe shpërngulje në vendet e huaja të organeve të Drejtorisë, disa herë për nevoja private ka udhëtuar jashtë RMV-së, me çka i ka shkaktuar dëm institucionit me vlerë prej 104.200 denarë", thuhet në kumtesën e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR