• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Padi penale ndaj tre personave nga Tetova, të dyshuar se e kanë dëmtuar FSSH për mbi 600 mijë euro

Padi penale ndaj tre personave nga Tetova, të dyshuar se e kanë dëmtuar FSSH për mbi 600 mijë euro

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është parashtruar padi penale kundër tre perosnave nga Tetova, informoi sot MPB.

Padia penale kundër D.B.(45) nga Tetova është për hskak tël ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale "keqpërdorim i procedurës për konkurs publik, ndarje të kontratës për furnizim publik apo partneritet publiko-privat" dhe "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe kundër R.B.(72) dhe A.H.(40) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "ndihmë" sipas nenit 24 lidhur me veprën penale "keqpërdorim të procedurëspër konkurs spublik, ndarje të kontratës për furnizim publik apo partneritet publiko-privat" sipas nenit 275-v dhe "keqpëdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" sipas nenit 353 nga Kodi penal.

I padituri D.B., në cilësinë e ushtruesit të detyrës drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të RMV-së, më 22.02.2023 ka publikuar konkurs për interesim për marrje me qira të hapësirës afariste për nevojat e Fondit në dy gazeta ditore. Në cilësinë e qiradhënësve janë paraqitur M.S. dhe J.B. nga Tetova, si dhe pronarët e pronë së patundshme. I padituri i dytë R.B. (babai i D.B.), i ka kontaktuar M.S. dhe J.B., të cilët kishin dhënë shpallje për shitje të pronës së paluajtshme në Tetovë, me ç'rast janë dakorduar ta shesin shtëpinë për shumë prej 260.000 euro, ppr fillimisht të nënshkruajnë dokumentacion për dhënie me qira të pronës së patundshme me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, ndërkaq më pas të lidhin edhe para-kontratë për shit-blerje të pronës.

Më 02.03.2023 mes Fondit, i përfaqësuar nga D.B., nga njëra anë dhe M.S. dhe J.B. nga ana tjetër, është arritur kontratë për marrje me qira të pronës së patundhsme me shumë të qirasë prej 1.890 euro në muaj për kohëzgjatjen e kontratës prej 20 viteve app në shumë të përgjithshme prej 453.600 euro. Ditën e njejtë ishte arritur edhe para-kontratë për shit-blerje të pronës së patundshme mes M.S. dhe J.B. dhe të paditurës së tretë A.H. (motra e D.B.).Më pas, M.S. si qira-dhënëss, mjetet monetare të cilat Fondi ia ka paguar në muaj për qira, i ka nxjerrë nga llogaria e saj dhe para të gatshme ia ka dhënë në dorë të paditurit të dytë R.B., sepse në pajtim me para-kontratën për shitje dhe kontratën e tyre të ndërsjelltë, prona i ishte shitur vajzës së tij.

Gjithashtu, nga ana e të paditurit të parë, D.B., duke ditur se do të ektë nevojë për rikonstruim dhe adaptim të pronës së lartëpërmendur, më 30.01.2023 ishte sjellë vendim për furnizim publik, pas çka ishte kryer procedurë për furnizim publik për mirëmnbajtjen rrjedhëe në central, filiale, shtëpi të të moshuarve. Më 17.03.2023, Fondi me operatorin ekonomik nga Tetova ka arritur marrëveshje për furnizim publik, përderisa më 31.07.2023 ishte nënshkruar edhe anke marrëveshje, në bazë të të cilës ishin paguar gjithsej 9.915.238 denarë me TVSH të përfshirë.

"Me veprimet e këtilla, i padituri D.B., së bashku me të paraqiturit R.B. dhe A.H., i ka shkelur rregullat për procedurën për konkurs publik dhe me marrëvehsjen e tyre të ndërsjelltë e kanë mashtruar procedurën, këhtu që motra e tij, e paraqitura A.H., ka përfituar të drejtën e pronësisë mbi pronën e patundshme, e cila është lëndë e qirasë nga ana e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, me çka të pandehurit i kanë shkaktuar dëm  Fondit në vlerë prej 37.852.275 denarë apo 614.484 euro nga Buxheti i RMV-ës", thuhet në kumtesën e MPB-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR