• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Padi penale kundër 18 personave zyrtarë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Padi penale kundër 18 personave zyrtarë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) – Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i ppecializuar për ndjekje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut, ka parashtruar padi penale kundër 18 personave zyrtarë, prej të cilëve 12 janë nëpunës të policisë – pjesëtarë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ndërsa gjashtë të punësuarit e tjerë janë të punësuar si persona zyrtarë në pikëpagesën Rramanli në kuadër të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit" sipas nenit 353 nga Kodi Penal.

MPB sot njoftoi se pas masave të ndërmarra ishte konstatuar se gjashtë persona zyrtarë nga pikëpagesa Rramanli, me listë të përgatitur paraprakisht të targave të veturave private, u kanë mundësuar 12 nëpunësve policorë kalim pa kryer pagesë 959 herë në periudhën nga 1 janari 2024 deri më 15 gusht 2024, gjegjësisht e kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare të nëpunësve policorë dhe kanë përfituar materialisht duke mos paguar biletë për kalim të pikëpagesës Rramanli në autostradën Kumanovë – Milladinovc dhe anasjelltas me veturat e tyre private. 

“Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale, në bazë të kompetencave dhe autorizimeve të tij, kundër nëpunësve të policisë do të parashtrojë propozim për nisjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë diciplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës diciplonore”, njoftuan nga MPB. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Video:MPB

QËNDRONI TË LIDHUR