• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pacienti me paraplegji Leonid Indov transportohet me helikopter nga Vjena në Shkup

Pacienti me paraplegji Leonid Indov transportohet me helikopter nga Vjena në Shkup

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Leonid Indov dje, pasdite vonë me helikopter është transportuar nga Vjena në Shkup, informojnë nga MPB dhe Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Leonidi ndodhej për trajtim në Vjenë, Austri dhe për të më 10 korrik 2024 babai i tij dërgoi një kërkesë në QMK për transport ajror. Sipas MPB-së, helikopteri për njësitë e aviacionit të MPB-së ishte i pajisur me pajisje mjekësore dhe në të ishte edhe një ekip mjekësor nga SPQ "8 Shtatori". Kjo theksojnë nga QMK-ja, është transporti i parë ajror i këtij lloji në vendin tonë i një personi që vuan nga paraplegjia (me pamundësi për të lëvizur gjymtyrët, ndërsa merr frymë me ndihmën e një respiratori të lëvizshëm dhe që lidhet me një kateter).

Në helikopterin e MPB-së vendosen pajisje mjekësore specifike sipas mundësive si dhe personel mjekësor për transportin e të sëmurëve dhe të lënduarve. Në koordinim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kërkesës iu përgjigjën pozitivisht dhe dje është kryer transporti me helikopter të pajisur me pajisje dhe personel përkatës mjekësor nga Vjena e Austrisë për në Shkup. Transporti me helikopter realizohet konform Marrëveshjes për bashkëpunim dhe transport të personave të sëmurë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë më 6 shkurt 2024 nga Shkupi për transportin e Leonidit në Klinikën në Vjenë, Austri për trajtim.

I riu Leonid Indov në korrik të vitit të kaluar është lënduar gjatë pushimeve në Greqi. qa/

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR