• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pacientët të cilët nuk vijnë në RM dhe mamografi, t'i anulojnë me kohë terminet, bën thirrje zëvendësministrja e Shëndetësisë

Pacientët të cilët nuk vijnë në RM dhe mamografi, t'i anulojnë me kohë terminet, bën thirrje zëvendësministrja e Shëndetësisë

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Pacientët të cilët nuk vijnë në rezonancë magnetike, t'i anulojnë me kohë terminet, në mënyrë që ato të jenë të lira për pacientë të tjerë, bën thirrje zëvndësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.

"Ministria e Shëndetësisë doli me numër prej 24.000 rezonancave të realizuara magnetike dhe rreth 4.500 termine që janë anuluar, kështu që do t'u kisha bërë thirrje të gjithë pacientëve të cilët kanë termin të caktuar, nëse nuk janë në gjendje ta realizojnë, ta anulojnë me kohë përmes mjekut të vet amë, në mënyrë që ai termin të jetë i lirë për pacientë të tjerë", thotë Manoleva.

Sipas saj, kjo është rreth 20 për qind e termineve, që, siç tha, nuk është numër i vogël.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në pikën vaksinuese në poliklinikën "Jane Sandanski", lidhur me rritjen lineare të rrogës së punonjësve shëndetësorë, tha se do të ketë harminizim me rrogën minimale.

"Në mars do të ketë harmonizim në përputhje me Ligjin për rrogën minimale, jo vetëm të punonjësve shëndetësorë, por edhe të gjithë personelit ndihmës-teknik dhe punonjësve të administratës në sektorin e shëndetësisë", u përgjigj Manoleva. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR