• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pacientët e Onkologjisë kërkojnë të mos politizohet rasti dhe të zbardhet sa më parë

Pacientët e Onkologjisë kërkojnë të mos politizohet rasti dhe të zbardhet sa më parë

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Ne duam që në hetim të përfshihen përfaqësuesit e të gjitha partive politike që kjo të mos përfundojë me koment politik, deklaruan pacientët e Onkologjisë në konferencën e sotme për shtyp para Prokurorisë Publike.

Siç theksuan ata, ajo që u është përcjellë nga Prokuroria Publike në takimin e sotëm,  në të cilën janë thirrur si rezultat i kërkesës së tyre të shprehur në protestë, është se procedura ka filluar dhe se për shkak të vëllimit të materialit që shqyrtohet, në të punojnë dy prokurorë.

"Ne u siguruam se nëse rrjedha e hetimit kërkon edhe një prokuror të tretë, ai do të thirret dhe do të jetë pjesë e këtij hetimi, me qëllim që të mund të mbulohen sa më shumë histori", deklaroi pacientja Ana Marijanoviq.

Ajo shtoi se në takim kanë theksuar disa njohuri lidhur me rastin të marrë nga pacientët e Onkologjisë dhe apeloi te të gjithë që përballen me një problem të tillë të dalin në ndihmë për të ndihmuar Prokurorinë  për ta çuar hetimin në drejtimin e vërtetë.

Lidhur me hetimin, Marijanoviq theksoi se ajo bazohet në atë që ishte publikuar nga një gazetare si hetim i saj dhe se nuk e dinë deri ku është hetimi i Prokurorisë dhe ç'farë kanë si informacion shtesë.

Pacientja Vanja Micevska theksoi se ky është takimi i parë me Prokurorinë dhe se do të vazhdojnë të vijnë me thirrje të prokurorëve me qëllim që të ketë shërbime më të mira shëndetësore për të gjtihë pacientët.

Anzhelika Koleva, në emër të pacientëve në Onkologji, theksoi se kërkesat e tyre janë para se gjithash përgjegjësi dhe e vërtetë. sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR