• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pacientët caktojnë termine për kontroll, ndërsa nuk paraqiten, kërkohet "çare" për sjelljen e papërgjegjshme

Pacientët caktojnë termine për kontroll, ndërsa nuk paraqiten, kërkohet

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Pacientët caktojnë termine në të cilat nuk paraqiten dhe tani kërkohet zgjidhje për sjelljen e tillë të papërgjegjshme, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas prezantimit të aplikacionit "Shëndeti im", në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve lidhur me ankesat e qytetarëve se "kanë problem se si të mbërrijnë te mjeku specialist", duke pasur parasysh atë që ka shumë pak termine, veçanërisht për diagnostikë.

Mexhiti deklaroi se pajtohet se ka probleme lidhur me këtë çështje, duke shtuar se që kur është ministër kanë ndërmarrë "veprime të nevojshme" dhe ka pasur kontrolle. 

"Tashmë jemi në fund me këto kontrolle dhe do t'i kemi të dhënat e sakta, cilat institucione punojnë dhe a do të duhet të japin më shumë termine, e gjithë kjo në ditët e ardhshme", sqaroi Mexhiti. 

Në pyetjen se a ka konstatuar keqpërdorime, ai u përgjigj me konfirmim. 

"Por, për këtë jemi këtu që të zgjidhim gjithçka dhe që tani e tutje të mos ketë probleme me terminet për pacientët për caktim", shtoi ministri. 

Ai theksoi se ndoshta edhe te pacientët duhet të ketë "një diciplinë të vogël", sepse shumë shpesh pacientët të cilët kanë caktuar, para së gjithash për tomografi kompjuterike ose rezonancë magnetike, nuk paraqiten në terminin e caktuar, ndërsa nuk i anulojnë terminet. 

"Me këtë pyetje na mbështesni edhe ne si Ministri dhe si fellë e mjekësisë. Edhe unë si mjek deri dje i pres dy, nuk vijnë, dhe normal, këtu ka probleme, Por, do të gjejmë mënyrë që ta sanksionojmë këtë, në kuptim pozitiv", ishte decid Mexhiti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR