• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pa ujë nesër një pjesë e Karposhit dhe Qendrës

Pa ujë nesër një pjesë e Karposhit dhe Qendrës

Shkup, 2 mars 2024 (MIA) - Për shkak të heqjes së defektit në rrjetin e ujësjellësit me diametër F 80 mm në rrugën "Pitu Guli" dhe F 100 mm para hyrjes së QTQ-së, të dielën nga ora 9 do të mbeten pa ujë pjesë të komunës Karposh dhe Qendër.

Siç informojnë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup nga ora 09:00 deri në përfundim të intervenimit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët "Pitu Guli", "Dimitar Pandilov", "Ganço Haxhipanzov", "Kapishtec", "Karaorman", "Aco Karamanov" dhe "Lovqenska", "Mirce Acev", "Mirce Macan" dhe një pjesë e rr. "Filip 2" në shtrirjen nga Spitali i Qytetit - Naum i Ohrit deri në hotelin - Holidej In.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR