• e enjte, 27 qershor 2024

Pa ujë ambulanca e MPB-së, stacioni policor Prolet dhe disa rrugë

Pa ujë ambulanca e MPB-së, stacioni policor Prolet dhe disa rrugë

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup njofton se sot, nga ora 08:00, pa ujë do të jetë shfrytëzuesit përballë pishinës olimpike në Qendër, nga ora 09:00 furnizimi me ujë do të ndërpritet te salloni i “Mercedes” në Komunën Gazi Babë, ndërsa nga ora 15:30 në disa rrugë në Çair.

Nga ndërmarrja publike informojnë se sot për shkak të një defekti rrugor f500 mm në bulevardin “Koço Racin” (përballë Pishinës Olimpike), ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga bulevardi “Koço Racin” (shtrirja nga Rr. 11 tetor deri te Keji 13 nëntori), rrugët "Tetovska", "Stiv Naumov" dhe një pjesë e "Rade Jovçevski Korçagin", ambulanca e MPB-së, Stacioni policor Prolet dhe restoranti "La Tana". Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë nga ora 08:00 deri në përfundimin e punimeve.

Për shkak të realizimit të lidhjes së ujit f 80 mm në rrugën “852” pa nr (pranë Mercedes), ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga ndërtesat në rr.852 nga ora 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve.

Për shkak të defektit rrugor në rrjetin e ujësjellësit F 150 mm. në rr. “Brigada e dytë maqedonase” pa nr, afër QT Tiamo, pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve nga “Brigada e dytë maqedonase”, “Arqipeshkvi Dositej”, “Resenska”, “Vukovarska” dhe “Strumiçka”. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 15:30 deri në përfundimin e defektit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR