• e martë, 13 gusht 2024

Pa rrymë një pjesë e Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Haraçinës, pa ujë një pjesë e Qendrës

Pa rrymë një pjesë e Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Haraçinës, pa ujë një pjesë e Qendrës

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit informojnë se sot pa rrymë do të mbesin pjesë të komunave Karposh, Gjorçe Petrov dhe Haraçinë, ndërsa pa ujë pjesë të Komunës Qendër.

Siç theksohet në kumtesë, nga ora 9 deri në orën 14:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga "Vangel Dinu" në lagjen Vllae nga ora 12 deri në 15:30 shfrytëzuesit nga rruga "24" dhe "60” në lagjen Vollkovë dhe nga ora 8:45 deri në 13:00 shfrytëzuesit nga fshati Mojanc.

Pa ujë do të mbeten pjesë të rrugëve “Partizanska 1”, “Cërvena Voda” dhe “Dane Krapçev”. Ndërprerja do të zgjasë nga ora 7:30 e mëngjesit deri në përfundimin e defektit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR