• e shtunë, 17 gusht 2024

Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Aerodrom

Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Aerodrom

Shkup, 7 gusht 2024 (MIA) - Pa rrymë nesër do të mbesin disa pjesë të komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Aerodrom, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup.

Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga kampi stërvitës Vardar dhe Ndërtesat banesore te kampi stërvitës Vardar në komunën Gazi Babë, prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga Taori, Studeniçani, Morana, Novo Sella, Gradovci, Gumaleva, Oreshani, Smesnica, Tisovica, Dejkovci, Dobrina, Pakosheva, NTH Zelenikovë - Jane Sandanski në komunën Zelenikovë, ndërsa në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 16:00, shfrytëzuesit e rrugës 2 fshati Lisiçe e Poshtme në Komunën Aerodrom. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR