• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pa energji nesër disa pjesë të Gjorçe Petrovit dhe Karposhit

Pa energji nesër disa pjesë të Gjorçe Petrovit dhe Karposhit

 Shkup, 26 maj 2024 (MIA) - Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin eletro-shpërndarës, pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 11:00, do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës "Kërsto Rakovski", derisa nga ora 09:00 deri në orën 15:00, konsumatorët e rrugës numër 103 në lagjen Vollkovë, në Komunën e Gjorçe Petrovit.

 Siç informojnë nga Qendra Rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN, pa energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 13:00, do të jenë edhe konsumatorët e rrigës "Klenovec" nr. 69 dhe objektet në rrethinën e marketit Tineks, në Komunën e Karposhit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR