• e martë, 24 dhjetor 2024

Pa energji elektrike disa pjesë të Aerodromit, Sarajit dhe Kisella Vodës

Pa energji elektrike disa pjesë të Aerodromit, Sarajit dhe Kisella Vodës

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Pa energji elektrike sot do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të komunave të Aerodromit, Sarajit dhe Kisella Vodës, ndërsa nesër shfrytëzuesit nga Komuna e Karposhit.

Ashtu siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa furnizim me energji elektrike, sot prej orës 7:00 deri në 16:00 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga "Bozhin Nikolov", "Haxhi Trajko" dhe "Lisiçe e Epërme", në pjesën drejt fshatit Lisiçe e Poshtme.

Prej orës 08:30 deri në 16:00, do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit nga objektet në rrethinës së Liqenit Treska në Saraj, ndërsa nga ora 11:00 deri në 15:00 një pjesë e rrugës "Milan Mijalkoviq".

Nesër nga ora 19:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës "Strushka" në Komunën e Karposhit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR