• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përshkallëzohet gjendja me distemperin te qentë, kompetentët bëjnë thirrje për vaksinim

Përshkallëzohet gjendja me distemperin te qentë, kompetentët bëjnë thirrje për vaksinim

Shkup, 25 shkurt 2023 (MIA) - Situata me këlyshët po përshkallëzohet, dhe qentë me simptoma nervore mund të shihen pothuajse në çdo lagje të Shkupit. Nuk ka vend për panik tek pronarët e kanakarëve shtëpiak, ndonëse sëmundja është e përhapur në të gjithë vendin prej një viti më parë. Pronarët janë vetë përgjegjës për vaksinimin e kanakarëve të tyre. Rekomandimet kryesore për mbrojtje nga distemperi janë vaksinimi i rregullt kundër sëmundjeve infektive, shmangia e grupimit të kanakarit shtëpiak me qentë e tjerë dhe mosmarrja e kanakarëve shtëpiak nga vatra të dyshimta.

Statistikat tregojnë se niveli i qenve shtëpiake të vaksinuar në shtet është i ulët dhe kjo çon në rritjen e mundësisë së përhapjes së sëmundjes. Qentë duhet të vaksinohen një herë në vit kundër tërbimit, që është detyrim ligjor dhe kundër sëmundjeve infektive, që rekomandohet pikërisht për mbrojtjen e kanakarëve shtëpiak nga sëmundjet infektive, siç është distanperi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në Ndërmarrjen Publike "Lajka" është shfaqur rasti i parë i distanperit në qen, por nga aty kanë thënë për MIA-n se tashmë janë përballur me sëmundjen duke vendosur lëvizje të kufizuar të punonjësve në reparte të ndryshme (karantinë, postoperatore dhe strehimit), kanë miratuar ndalimin për kapjen dhe kthimin e qenve të pastrehë në afat prej 30 ditësh, i kanë vaksinuar ose rivaksinuar të gjithë qentë, kanë dezinfektuar tërësisht vazhdimisht dhe kanë vendosur barriera dezinfektuese në hyrje dhe dalje. Gjithashtu, procesi i ristrehimit të qenve u pezullua përkohësisht. Ndryshe, siç theksojnë nga “Lajka”, disa nga këto masa mbeten praktikë e përditshme në strehimore.

"Nuk mund të themi se sëmundja është përhapur në strehimoren e NP “Lajka”, nuk kemi pasur situatë të tillë. Për shembull, qentë që kanë qëndruar te ne për një kohë të gjatë, nuk janë sëmurë nga kjo sëmundje. Në të shumtën e rasteve të infektuar ishin qentë e sapolindur që prisnin të trajtohen. Kjo na tregon se megjithatë qentë ende zhvillojnë imunitet ndaj sëmundjes, përveç kësaj, qentë tanë vaksinohen rregullisht kundër sëmundjeve infektive, gjë që me siguri ka ndikuar që ato të mos sëmuren. Distemperi në Shkup është shfaqur një vit më parë dhe për të parandaluar përhapjen e tij në disa raste kemi bërë vaksinimin në terren në lokalitetet e përmendura nga aktivistët, bëjnë të ditur nga "Lajka" për MIA-n.

Një qen që shfaq simptomat më të vogla në stabiliment testohet menjëherë dhe aktualisht nuk ka asnjë qen pozitiv dhe të sëmurë me sëmundje.

"Mund të themi se kemi arritur të përballemi me sëmundjen dhe shkalla e vdekshmërisë te qentë e infektuar në NP “Lajka” ka qenë shumë e ulët, bën të ditur ekipi i “Lajka”.

Nga aty bëjnë të ditur që të kenë kujdes të mos kapin apo të sjellin qen të sëmurë me distemper, për shkak të parandalimit të përhapjes së tij në strehimoren, gjë që do t'i pengonte ata në ushtrimin e veprimtarisë së tyre themelore.

"Nëse ndonjë qen në NP "Lajka" shfaq simptoma fillestare, qeni menjëherë testohet, vendoset në izolim dhe vendoset në terapi. Pasi qeni është shëruar, i nënshtrohet të gjithë trajtimit human. Gjatë periudhës kur ishim në karantinë, para se të ktheheshim në lokalitetin, ne kemi testuar çdo qen për distemper për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në qytet", bëjnë të ditur nga “Lajka”.

Qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë një qen nga strehimorja e NP “Lajka” nuk duhet të shqetësohen, sepse çdo qen para se të kthehet në lokalitetin ose para se të strehohet në shtëpi, testohet për distemper. Të gjithë qentë që u adoptuan gjatë kësaj periudhe kohore ishin plotësisht të shëndetshëm.

NP “Lajka”, siç theksojnë, është ndërmarrje që ka detyrë parësore kontrollin e popullatës së qenve në rrugë dhe nuk është e organizuar dhe e pajisur për trajtimin e pacientëve, por për trajtim të shpejtë human të qenve dhe nuk ka kushte elementare për diagnostifikim të plotë.

Distemperi është sëmundje që mund të jetë fatale për shëndetin dhe jetën e qenve, por nëse qeni vaksinohet rregullisht, rreziku i infektimit zvogëlohet ndjeshëm.

Sëmundja e qenve ose Febris infectiosa canis është sëmundje virale shumë ngjitëse që mund të prekë të gjitha kategoritë e moshave të qenve të pavaksinuar, por kryesisht të rinjtë e moshës tre deri në tetë muaj.

Siç sqaron për MIA-n veterinerja Velika Merzanoska, sëmundjen e shkakton virusi i familjes Paramixoviridae i gjinisë Morbili, i cili ka afinitet ndaj qelizave të epitelit që gjendet në inde dhe organe të ndryshme të trupit të qenit, mjaft rezistent ndaj temperaturave të ulëta, ndërsa, derisa temperaturat e larta dhe mjetet dezinfektuese e shkatërrojnë atë për një kohë të shkurtër. Prandaj, bën të ditur ajo, sëmundja shfaqet në muajt e ftohtë të vitit.

Ekzistojnë format e mëposhtme të sëmundjes, secila me manifestimin e vet klinik: forma respiratore shfaqet kur virusi depërton në epitelin e organeve të frymëmarrjes dhe atje, si rezultat i veprimit të tij, kafsha kollitet, frymëmarrja është e vështirë, rrjedhje purulente nga hunda dhe sytë; forma e tretjes manifestohet me të vjella, diarre dhe dehidrim të rëndë të qenit; forma nervore shfaqet dy deri në tre javë pas infektimit, kafsha ka kriza epileptike, mioklonus dhe verbëri, nëse i mbijetojnë, kanë pasoja të përhershme; forma e lëkurës, e cila shfaqet vetëm tek qentë e rritur, karakterizohet nga brirëzimi i lëkurës së putrave dhe hundës me formimin e kërpudhave me brirë.

Tek individët e rinj ku dhëmbët janë në fazën e rritjes për shkak të mungesës së kariesit dentar, formohen të ashtuquajturët dhëmbë të distemperit.

Një nga fazat e sëmundjes është zhvillimi i një forme nervore dhe nëse qeni shërohet dhe kalon sëmundjen, tikat nga stadi nervor mbeten për jetë, por kjo nuk do të thotë se qeni është ngjitës. Por, edhe në veterinari ka të dhëna se 25 deri në 75 për qind e qenve mund të mos shfaqin fare simptoma, por të përhapin virusin.

Për fat të mirë, virusi ka një jetë të shkurtër në sipërfaqe. Virusi transmetohet në mënyrë aerosole, si dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë i një qeni të shëndetshëm me një qen të sëmurë përmes rrjedhjeve nga sytë dhe hunda, kollitjes, përmbajtjes së vjellur, diarresë, etj. Nuk ka ilaç adekuat kundër viruseve që mund të zbatohet në praktikën veterinare, kështu që trajtimi reduktohet në terapi simptomatike, përdorim të antibiotikëve të gjeneratës së re që kanë një spektër të gjerë veprimi kundër baktereve që shkaktojnë infeksione dytësore, për shembull pneumonia, si dhe terapi të tjera shoqëruese.

Parandalimi është më i rëndësishmi kur bëhet fjalë për sëmundjen, para së gjithash vaksinimin.

"Zakonisht vaksina e parë aplikohet në moshën gjashtë-shtatë javëshe, e dyta në moshën dhjetë javëshe, ndërsa e treta në moshën 14 javëshe. Të gjitha kategoritë e moshave të qenve vaksinohen një herë në vit për deri në fund të jetës së tyre. Të gjithë qentë e sapopërfshirë, të dyshuar, duhet të karantinohen dhe të testohen, pasi ka analiza të shpejta gjaku me saktësi të lartë. Duke u bazuar në të dhënat anamnestike dhe simptomat e qenit, veterineri mund të vendosë dhe të bëjë test të shpejtë për të konfirmuar ose përjashtuar menjëherë ekzistencën e sëmundjes te kanakari shtëpiak", shprehet Dr. Merzanoska për MIA-n.

Ajo thekson se paniku tek pronarët është reagim normal, duke qenë se vitet e fundit jemi bombarduar në aspektin informativ me virusin korona dhe llojet e tij, respektivisht me pandeminë Kovid. Ajo bën thirrje për vetëdijësim dhe të kuptuarit e përparësive nga vaksinimi i kanakarëve/qenve në vend të panikut.

"Por si të sillemi me kanakarët shtëpiakë që janë të rritur me sëmundje kronike dhe që janë nën terapi, qentë në periudhën pasoperative, qentë me imunitet të kompromentuar dhe gjendjet e tjera ku nuk mund të bëhet vaksinimi parandalues. Të gjithë ju që po përballeni me këtë gjendje të kanakarit tuaj, kërkoni këshilla nga veterineri juaj i cili do t'ju japë udhëzimet më të hollësishme dhe më të sakta se si të veproni për ta mbrojtur kanakarin tuaj nga kjo sëmundje", bën thirrje Merzanovska për MIA-n.

Distemperi shfaqet në valë të forta, ka pasoja të rënda te qentë dhe vdekshmëri të lartë. Prandaj, lufta kundër sëmundjes bëhet përmes parandalimit, respektivisht vaksinimit të rregullt, pronësisë së përgjegjshme dhe luftës kundër riprodhimit të pakontrolluar të kanakarëve shtëpiake, luftë kundër braktisjes së kanakarëve shtëpiak, sterilizimit të kanakarëve shtëpiakë. Distemperi nuk mund të transmetohen nga qeni te njeriu.

Marija Spasovska

foto: Arkivi i MIA-A, Pranidchakan Boonrom за „pexels.com“; joaph за „pixabay.com“

QËNDRONI TË LIDHUR