• e premte, 05 korrik 2024

Përplasje zinxhirore e tri veturave në rrugën Ura e Mullirit - Qendra Zhupë, një person i lënduar lehtë

Përplasje zinxhirore e tri veturave në rrugën Ura e Mullirit - Qendra Zhupë, një person i lënduar lehtë

Dibër, 3 janar 2024 (MIA) - Aksident trafiku sot pasdite rreth orës 17 ka ndodhur në afërsi të Urës së Mullirit, në krahun i cili nga rruga rajonale Dibër - Mavrovë ndahet për Qendrën Zhupë, në fshatin Meliçan i Poshtëm.

"Bëhet fjalë për përplasje zinxhirore të tre automjeteve me targa të Maqedonisë. Fatmirësisht në aksident lëndime të lehta ka pësuar vetëm një i mitur", njoftoi për MIA-n, zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme-Ohër, Stefan Dimoski.

Për shkak të aksidentit, komunikacioni në aksin rrugor Ura e Mullirit - Qendra Zhupë është ndërprerë. Në vendin e aksidentit po bëhet mbikëqyrje, ndërsa i pranishëm është edhe ekipi i seksionit të Dibrës të "Rrugët e Maqedonisë".

Në këtë aks rrugor, si edhe në të gjithë të tjerat në rajon, shihet frekuencë e rritur e veturave, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje. Kujdes i veçantë në komunikacion rekomandohet edhe për shkak të rrugëve të lagështa. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR