• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Përparim prej dy pikë indeksi dhe nëntë pozita në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2023

Përparim prej dy pikë indeksi dhe nëntë pozita në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2023

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut përparoi për dy pikë indeksi dhe nëntë pozita në listën më të re të Transparensi interneshënëll, e cila e vlerëson përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit. Sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2023, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 76-të me 42 pikë indeksi, krahasuar me vitin 2022 kur ishte në vendin e 85-të me 40 pikë indeksi.

Nga vendet e rajonit, më e mira, edhe pse pa ndryshime në raport me vitin e kaluar është Kroacia me 50 pikë indeksi dhe ndodhet në vendin e 57-të. Më keq e ranguar, edhe pse me përparim prej një pikë indeksi është Bosnja e Hercegovina, e cila ndodhet në vendin e 108-të. Greqia ka rënie prej tre vendeve dhe ndodhet në vendin e 59-të me 49 pikë indeksi. Mali i Zi me përparim prej 1 pikë është në vendin e 63-të me 46 pikë indeksi. Shqipëria ka përparuar për një pozitë dhe ndodhet në vendin e 67-të me 45 pikë indeksi. Bullgaria ka përparuar për dy vende dhe ndodhet në vendin e 98-të me 37 pikë indeksi. Kosova, pa lëvizje, me 41 pikë dhe në vendin e 83-të, përderisa Serbia nuk ka ëëvizje dhe ndodhet në vendin e 104-të me 36 pikë indeksi.

Nga gjithsej 180 vende, në shkallën ku 0 është më i korruptuari, ndërsa 100 më pak i korruptuar, vendi ndodhet në shoqëri të Bahrejnit, Kinës, Kubës, Hungarisë, Moldavisë dhe Trinidadit dhe Tobagos.

Rezultat më të mirë edhe këtë vit ka Danimarka me 90 pikë indeksi, pas pka pason Finlanda me 87 dhe Zelanda e Re me 85. Më keq e ranguar është Somalia me 11 pikë indeksi, pas çka vijnë Venezuela, Siria dhe Sudani Jugor me nga 13 pikë indeksi.

Në Raport vlerësohet se në shtator të vitit të kaluar, Kuvendi i RMV-së dukshëm e minoi gjyqësinë. Në procedurë jostransparente dhe të shpejtë e ndryshuan Kodin penal duke i ulur dënimet me burg dhe afatin e vjetërsisë së veprave për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kjo, thuhet në rpaort, do të shkaktojë rreth 200 raste të dyshimta të korrupsionit të hidhen poshtë, prej të cilave shumica përfshijnë ish-funksionarë të lartë.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2023, në përgjithësi, tregon se korrupsioni ka përparuar në tërë botën.

Mbi dy të tretat e vendeve kanë rezultat nën 50 prej 100-ve, që fuqishëm tregon se kanë probleme serioze me korrupsionin. Mesatarja globale ka ngecur në vetëm 43, prëderisa shumica e madhe e vendeve nuk kanë arritur përparim apo kanë shënaur rënie në dekadën e fundit. Akoma më tepër, këtë vit 23 vende ranë në rezultatet më të ulëta deri më tani.

Maqedonia e Veriut ndodhet në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore me 19 vende, rezultati mesatar i të cilit është 35 pikë idneksi. Më mirë të ranguara janë Mali i Zi - 46 pikë indeksi, Armenia - 47 dhe Gjeorgjia - 53. Më keq të ranguara janë Turkmenistani - 18 pikë indeksi dhe Azerbajxhani me 23 pikë indeksi.

Indeksi jep pasqyrë shqetësuese për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qebdrore, rajon i cili, siç thuhet në Raportin për vitin 2023, lufton me sundimin jofunksional të së drejtës, rritjen e autoritarizmit dhe korrupsionit sistematik. Rezultati mesatar prej 35 pikëve nga 100 e bën rajonin e dytë me rezultate më të ulëta në botë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR