• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përmes sistemi të "Pakomak"-ut vitin e kaluar janë ricikluar 27 521 tonë mbeturina ambalazhi

Përmes sistemi të

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Shoqata për menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi i kumtoi rezultatet e veta nga përpjekjet për mbrojtje të organizuar të mjedisit jetësor për vitin 2022. Sipas raporteve zyrtare, kompanitë-anëtare të "Pakomak" paraqitën 47 705 tonë mbeturina ambalazhi prej të cilave 27 521 tonë apo 57,7 për qind janë ricikluar.

Në pajtim me Ligjin për menaxhim me mbeturina, "Pakomak", siç kumtoi, jo vetëm që i përmbushi, por edhe i tejkaloi qëllimet e vendosura nacionale.

"Krahas investimeve të rregullta dhe të vazhdueshme në infrastrukturë për grumbullim të mbeturinave, në vitin 2022 për t'u cekur është investimi në 30 vending makina kthyese për mbeturina ambalazhi, si mënyrë për stimulim shtesë të popullatës për selektim të shisheve të plastikës dhe kanaçeve. Sërish u organizua konkursi 'Trash of art', duke nxitur kreativitet dhe duke treguar se mbeturinat nga ambalazhi mund të ketë edhe dedikim tjetër. Së bashku me partnerë u organizua festivali Sound of Green, ku u mblodhën pothuajse 4 kontejnerë me shishe plastike dhe kanaçe, apo mbi 4000 copë mbeturina ambalazhi, të cilat mysafirët i bartnin me vete si biletë", thekson kompania.

Rreth 1 500 objekte hotelierike i selektojnë mbeturinat nga qelqi përmes sistemit të "Pakomak"-ut.

Sipas drejtorit ekzekutiv, Filip Ivanovski, "Pakomak" do të vazhdojë me investime në infrastrukturë komunale, sepse në disa komuna ende mungojnë kontejnerë për mbeturina komunale, ndërsa nuk ka kontejnerë për grumbullim të selektuar.

Ai shtoi se kultura për selektim dhe riciklim të mbeturinave nga ambalazhi është diçka për të cilën duhet të punohet vazhdimisht. ab/

foto:  "Pakomak" 

QËNDRONI TË LIDHUR