• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përmes aktivitetit projektues 17 romë të rritur morën arsimin fillor në Tetovë

Përmes aktivitetit projektues 17 romë të rritur morën arsimin fillor në Tetovë

Tetovë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Komuna e Tetovës ka njoftuar se sot janë ndarë 17 dëftesa për persona të komunitetit rom, të cilët ende nuk e kanë përfunduar arsimin fillor. Marrja e arsimit për këta persona është pjesë e një projekti të financuar nga Instituti për kërkime për romët, Këshilli Evropian dhe është realizuar nga Njësiti projektues të komunitetit rom që vepron në kuadër të Komunës së Tetovës.

"Qëllimi i këtij projekti ishte që personat të pajisen me certifikatë të përfundimit të arsimit fillor, në mënyrë që të vazhdojnë me arsimin e mesëm. Në këtë mënyrë arsimi jo vetëm që zhvillohet, por njëkohësisht hapen dyert për punësime të reja. Së bashku do të punojmë për zhvillimin e komunitetit rom çdo ditë e më shumë", njoftuan nga Komuna e Tetovës.

Pjesë e aktiviteteve të Njësitit projektues të komunitetit rom, e cila punon në kuadër të Komunës së Tetovës, ishte edhe rindërtimi i rrugës "Jadranska", e cila ka përfunduar dhe sot është promovuar nga ana e kryetarit të komunës. Njëkohësisht po punohet edhe në rikonstruksionin e rrugës “Prohor Pçinski”. mb/

Foto: Komuna e Tetovës

QËNDRONI TË LIDHUR