• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përmbytje në Rumaninë Jugperëndimore, alarmi i kuq është shpallur për shkak të stuhisë

Përmbytje në Rumaninë Jugperëndimore, alarmi i kuq është shpallur për shkak të stuhisë

Bukuresht, 16 qershor 2023 (MIA) - Nivel i kuq i alarmit për shi të dendur, stuhi dhe rrezik nga përmbytjet është në fuqi për të gjithë Rumaninë Jugperëndimore. Në qarkun Dole përmbytja tashmë ka përfshirë dhjetëra amvisëri.  Janë evakuuar 60 persona. Shtëpitë për disa minuta janë mbushur me ujë, transmeton Dixhi24. Në disa vende uji arrin dy metra.

Ekipet e shpëtimit nxorrën jashtë një burrë të bllokuar ndërmjet dy përrenjve. "Njerëzit janë absolutisht të shkatërruar. Disa prej tyre janë shumë të moshuar dhe nuk kanë ku të shkojnë", raportojnë mediat lokale.

Për shkak të situatës komplekse, komisioni për situata emergjente pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Ujërave dhe Pyjeve ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme.

"Dua mobilizim maksimal që të mos ketë viktima nga përmbytjet", tha ministri kompetent Mirça Fiçet.

Niveli i kuq i alarmit është në fuqi për qarqet Mehedinci, Karash Severin, rajonin planor të qarqeve Gorzh dhe Hunedoara. Reshjet e rrëmbyeshme pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, paralajmërojnë meteorologët. sa/

Foto. Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR